Psalmet 8:1-9

Dirigjuesit. Për Gitith.*+ Këngë e Davidit. 8  O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën,+lavdia jote tregohet mbi qiejt!+   Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave të gjirit ua ke treguar forcën tënde+armiqve të tu,+që ata dhe hakmarrësit të heqin dorë nga të këqijat.+   Kur shoh qiejt, veprën e gishtërinjve të tu,+hënën dhe yjet që ke bërë,+   mendoj: ç’është vdekatari+ që ta mbash në mendje+dhe biri i njeriut që të kujdesesh për të?!+   Ti e bëre pak më të ulët se ata që ngjajnë si perëndi,+dhe e kurorëzove me lavdi+ e shkëlqim.+   Ti i dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua.+Çdo gjë e vure nën këmbët e tij:+   gjithë bagëtinë e imët dhe buajt,+madje edhe kafshët e fushës,+   zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,+gjithçka që përshkon detet.+   O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën!+

Shënime në fund të faqes

Një shprehje muzikore në hebraisht, domethënia e së cilës nuk është e sigurt.