Psalmet 79:1-13

Këngë e Asafit. 79  Kombet hynë në trashëgiminë tënde, o Perëndi;+tempullin tënd të shenjtë e përdhosën,+Jerusalemin e katandisën në një grumbull gërmadhash.+   Kufomat e shërbëtorëve të tu ua kanë dhënë si ushqim shpendëve të qiellit,+mishin e besnikëve të tu, bishave të dheut.+   Gjakun e tyre e kanë derdhur si ujëanekënd Jerusalemit, e s’ka kush t’i varrosë.+   Jemi bërë për t’u poshtëruar nga fqinjët tanë,+për t’u përqeshur e për t’u shpotitur nga ata që na rrethojnë.+   Deri kur, o Jehova, do të të vlojë zemërimi? Përgjithmonë?+Deri kur furia jote do të djegë posi zjarr?+   Zbraze pra, tërbimin mbi kombet që nuk të kanë njohur,+dhe mbi mbretëritë që nuk kanë thirrur emrin tënd!+   Sepse ata e përpinë Jakobin+dhe e shkretuan+ vendin ku ai banon.   Mos na i hidh neve fajet e të parëve.+Nxito! Mëshira jote le të na dalë përpara,+se jemi katandisur si mos më keq.+   Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit tonë,+për lavdinë e emrit tënd!+Na çliro e mbuloji mëkatet tona, për hir të emrit tënd!+ 10  Pse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?»+Para syve tanë, tregoju kombeve+hakmarrjen për gjakun e derdhur të shërbëtorëve të tu.+ 11  Psherëtima e të burgosurit ardhtë deri te ti!+Me madhështinë e krahut tënd, ruaji ata që i pret vdekja.+ 12  Fqinjëve tanë kthejua në gji shtatëfish+poshtërimin që të kanë bërë, o Jehova!+ 13  Ne që jemi populli yt dhe kopeja e kullotës sate,+do të të falënderojmë ty përjetë;brez pas brezi do të të lëvdojmë!+

Shënime në fund të faqes