Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 78:1-72

Maskil. Psalm i Asafit.+ 78  O populli im, vëri veshin ligjit tim;+ktheji veshët nga thëniet e gojës sime.+   Do ta hap gojën e do të them një shprehje proverbiale.+Gjëegjëzat e kohëve të mëparshme do të rrjedhin si lumë,+   ato që i kemi dëgjuar e i njohim,+ato që na i kanë treguar vetë etërit tanë.+   Ne nuk ua fshehim bijve të tyre,+ia tregojmë edhe brezit që do të vijë,+lëvdimet që i jepen Jehovait, forcën e tij,+dhe gjërat e mrekullueshme që ka bërë ai.+   Ai ngriti një dëshmi në Jakob,*+dhe vuri një ligj në Izrael.+Ai i urdhëroi paraardhësit tanë,+që ato t’u bëheshin të njohura bijve të tyre;+   që brezi i ardhshëm, bijtë që do të lindin, t’i dinë,+dhe të çohen e t’ua tregojnë bijve të vet;+   që Perëndia të jetë burimi i sigurisë së tyre+e të mos harrojnë se si vepron,+ por të zbatojnë urdhërimet e tij;+   që të mos bëhen si paraardhësit e tyre,+një brez kokëfortë e rebel,+një brez me zemër të papërgatitur+e me frymë jobesnike ndaj Perëndisë.+   Bijtë e Efraimit, ndonëse harkëtarë të armatosur,+u tërhoqën ditën e betejës.+ 10  Nuk e mbajtën besëlidhjen me Perëndinë+dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij.+ 11  Harruan se si vepron ai+dhe bëmat që panë prej tij.+ 12  Ai kishte bërë mrekulli+ para paraardhësve të tyre,në Egjipt,+ në fushën e Zoanit.+ 13  Ndau detin që t’i linte të kalonin,+bëri që ujërat të rrinin si digë.+ 14  Ditën u printe me një re,+kurse natën me një dritë zjarri.+ 15  Çau shkëmbinj në shkretëtirë,+që t’u jepte të pinin me bollëk, si nga thellësirat me ujë.+ 16  Nga një shkrep nxori rrëke uji,+dhe ujërat rrodhën si lumenj.+ 17  Por ata mëkatuan edhe më shumë ndaj tij,+duke ngritur krye kundër Më të Lartit në ato vise pa ujë.+ 18  Zemra e tyre e vuri Perëndinë në provë,+duke kërkuar ushqim për shpirtin e tyre.+ 19  Zunë të flitnin kundër Perëndisë+e të thoshin: «A shtron dot Perëndia një sofër në shkretëtirë?»+ 20  Ja, ai goditi një shkëmb,+dhe ujërat rrodhën e përrenjtë vërshuan.+«Po bukë, a jep dot?+A mund të përgatitë ushqim për popullin e tij?»+ 21  Ja pse kur dëgjoi Jehovai u zemërua pa masë;+zjarr u ndez kundër Jakobit,+e i hipi zemërimi kundër Izraelit,+ 22  se nuk besuan te Perëndia+e nuk patën besim se ai do t’i shpëtonte.+ 23  Ai i urdhëroi qiejt me re atje sipër,e dyert e qiellit i hapi.+ 24  Mbi ta hodhi manë që të hanin,+me grurin e qiellit i ushqeu.+ 25  Hëngrën bukën e atyre që janë më të fuqishëm se njerëzit;+u dërgoi ushqim sa të ngopeshin.+ 26  Ngriti në qiell erën+ e lindjes,dhe me forcën e tij bëri të frynte juga.+ 27  Derdhi si shi mbi ta ushqim, aq shumë sa pluhuri i tokës,+madje zogj me krahë, sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+ 28  Bënte që ata të binin në mes të kampit,+rreth e qark tabernakullit të tij.+ 29  Ata hanin e ngopeshin;+ai u çonte ç’të dëshironin.+ 30  Donin të hanin edhe më,dhe ushqimin e kishin ende në gojë,+ 31  kur zemërimi i Perëndisë u ndez kundër tyre.+Ai zuri të vriste të fuqishmit e tyre,+dhe djemtë e rinj të Izraelit i shembi përtokë. 32  Megjithatë, ata mëkatuan edhe më shumë,+e nuk treguan besim në veprat e tij të mrekullueshme.+ 33  Atëherë ai u dha fund ditëve të tyre si të ishin avull,+dhe viteve të tyre me anë të trazirave të tmerrshme. 34  Kur i vriste, atëherë u binte në mend për të,+ktheheshin e kërkonin Perëndinë.+ 35  Kujtoheshin që Perëndia ishte Shkëmbi+ i tyre,që Perëndia, Më i Larti, ishte Ai që hakmerrej për ta.+ 36  Me gojë u munduan t’ia hidhnin+e me gjuhë kërkuan ta gënjenin.+ 37  Zemra e tyre nuk u lidh palëkundshmërisht me të,+nuk i ndenjën besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të.+ 38  Por ai ishte i mëshirshëm;+ e mbulonte fajin+ e nuk i shfaroste.+Shumë herë e ndali zemërimin e tij,+dhe nuk e shfreu tërë tërbimin e tij. 39  Kujtonte gjithmonë që ata ishin mish,+që fryma ikën e nuk kthehet më.+ 40  Sa herë ngritën krye kundër tij, në shkretëtirë,+dhe e lënduan kur ishin në vendin e shkretë!+ 41  Sa e sa herë e vunë Perëndinë në provë,+i shkaktuan dhembje të Shenjtit të Izraelit.+ 42  Ata nuk e kujtuan dorën e tij,+ditën kur i shpengoi nga armiku;+ 43  se si bëri shenja në Egjipt,+dhe mrekulli në fushën e Zoanit.+ 44  Si i shndërroi kanalet e Nilit në gjak,+që ata të mos pinin nga rrjedhat e ujit të tij.+ 45  Dërgoi mbi ta zekthat, që t’i mundonin me pickime;+bretkosat, që t’i rrënonin.+ 46  Prodhimin e tyre ua dha furrtareve të zeza,e mundin e tyre karkalecave.+ 47  Hardhitë e tyre i vrau me breshër,+fiqtë e Egjiptit me breshër kokërrmadh.+ 48  Kafshët e tyre të barrës ia la breshrit,+dhe bagëtinë e tyre etheve përvëluese. 49  Lëshoi mbi ta zemërimin e tij të zjarrtë,+furinë, dënimin dhe vuajtjen,+ushtri engjëjsh që sillnin gjëmën.+ 50  Ai hapi një shteg për zemërimin e tij.+Shpirtin nuk ua kurseu nga vdekja;jetën e tyre ia la në dorë murtajës.+ 51  Në fund goditi tërë të parëlindurit e Egjiptit,+çdo fryt të parë* në tendat e Kamit.+ 52  Pastaj, e nisi popullin e tij porsi delet,+dhe e drejtoi porsi grigjën, në shkretëtirë.+ 53  U printe e ata ndiheshin të sigurt, e nuk i zuri tmerri;+armiqtë e tyre i mbuloi deti.+ 54  Në territorin e tij të shenjtë i çoi,+në atë rajon malor që dora e tij e djathtë fitoi.+ 55  Para tyre pak nga pak kombet i dëboi,+dhe me litarin për matje një trashëgimi u caktoi,+që fiset e Izraelit, në shtëpitë e tyre të banonin.+ 56  Ata e vunë në provë Perëndinë, Më të Lartin, dhe ngritën krye kundër tij,+përkujtuesit e tij nuk i mbajtën.+ 57  Ktheheshin dhe vepronin pabesisht si paraardhësit e tyre.+U kthyen mbrapsht si harku kur i këputet filli.+ 58  Ata e fyenin me vendet e tyre të larta,+me shëmbëlltyrat e skalitura e bënin xheloz.+ 59  Perëndia dëgjoi+ e u zemërua pa masë;+neveri të madhe ndjeu për Izraelin.+ 60  Ai e braktisi përfundimisht tabernakullin e Shilohut,+tendën ku banoi mes njerëzve.+ 61  Forcën e tij e la të bjerë në robëri,+bukurinë e tij ia la në dorë kundërshtarit.+ 62  Popullin e vet ia dorëzoi shpatës,+kundër trashëgimisë së tij u zemërua pa masë.+ 63  Djemtë e rinj ia përpiu zjarri,virgjëreshat nuk u lëvduan.+ 64  Priftërinjtë u vranë nga shpata,+e vejushat nuk derdhën lot.+ 65  Atëherë, Jehovai u zgjua si nga gjumi,+si një i fuqishëm që bëhet esëll nga vera.+ 66  Kundërshtarët i goditi nga prapa,+dhe i poshtëroi përgjithnjë.+ 67  Tendën e Jozefit e hodhi poshtë,+fisin e Efraimit nuk e zgjodhi.+ 68  Por zgjodhi fisin e Judës,+malin e Sionit, të cilin e deshi.+ 69  Shenjtëroren e ngriti si majat e larta,+si tokën që e ka themeluar për jetë të jetëve.+ 70  Zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij,+dhe e mori nga vathat ku rrinte kopeja.+ 71  Teksa kujdesej për delet që mëndnin,+ e moridhe e bëri bari të Jakobit, popullit të tij,+dhe të Izraelit, që e kishte trashëgimi.+ 72  Nisi t’i kulloste me një zemër me integritet,*+dhe me zotësinë e duarve filloi t’u printe.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 59:13.
Fjalë për fjalë «çdo fryt të parë të fuqisë së tyre riprodhuese».
Ose «me integritetin e zemrës së tij».