Psalmet 77:1-20

Dirigjuesit. Sipas mënyrës së Jeduthunit.* Psalm i Asafit.+ Këngë. 77  Me zërin tim do të thërras Perëndinë,+po, me zërin tim do ta thërras, dhe ai ka për të më dëgjuar.+   Ditën e ankthit kërkoj Jehovain.+Natën dora ime rri e shtrirë e nuk mpihet;shpirti im nuk pranon të ngushëllohet.+   Do ta kujtoj Perëndinë e do të jem i trazuar;+do të jem në merak e fryma do të më mpaket.+ Selah.   Ti i mban hapur qepallat e mia;+unë jam i turbulluar e nuk flas dot.+   Bluaj në mendje ditët e kohëve të largëta,+vitet e kohëve të shkuara.   Natën do të kujtoj muzikën që luaj me tela;+zemra ime do të jetë në merak+e fryma ime do të hetojë me kujdes gjithçka.   Vallë, përgjithnjë do të na hedhë tej Jehovai,+e nuk do të kënaqet kurrë më me ne?+   A thua të ketë marrë fund përgjithnjë dashamirësia e tij?+A ka dalë e kotë+ fjala e tij brez pas brezi?   Mos ka harruar Perëndia të japë hir?+Mos e ka mbyllur derën e mëshirës së tij nga zemërimi?+ Selah. 10  Vallë, ende do të them: «Ja ç’më shpon tejpërtej:+dora e djathtë e Më të Lartit që ndryshon.»+ 11  Do të kujtoj mënyrën se si vepron Jah,+po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve më parë.+ 12  Do të meditoj për tërë bëmat e tua,+dhe do të mbaj në mendje veprat e tua.+ 13  Udha jote, o Perëndi, është në vendin e shenjtë.+Cili perëndi është kaq i madh, sa Perëndia ynë?+ 14  Ti je Perëndia i vërtetë që vepron në mënyrë të mrekullueshme.+Ua ke treguar popujve forcën tënde.+ 15  Me krahun tënd e ke shpenguar popullin tënd,+bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. Selah. 16  Ujërat të kanë parë, o Perëndi,ujërat të kanë parë e dhembje të forta zunë të kishin.+Edhe thellësitë e ujit nisën të trazoheshin.+ 17  Retë derdhën ujë me gjëmim;+qiejt me re zhurmuan.Shigjetat e tua shkuan në çdo anë.+ 18  Gjëmimi i bubullimës sate ishte si rrotat e karrocës;+rrufetë ndriçuan vendin;+toka u drodh e zuri të lëkundej.+ 19  Hape një udhë përmes detit,+dhe shtegun tënd përmes ujërave të shumta;gjurmët e tua askush nuk i njeh. 20  Ti i ke prirë popullit tënd porsi një kopeje,+me anë të dorës së Moisiut dhe të Aaronit.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 39:Mbishk.