Psalmet 76:1-12

Dirigjuesit. Për vegla me tela. Psalm i Asafit.+ Këngë. 76  Perëndia njihet në Judë.+Emri i tij është i madh në Izrael.+   Strehën e ka në Salem,+kurse çerdhen, në Sion.+   Atje, ai theu shigjetat flakëruese të harkut,+mburojën, shpatën dhe armët e betejës.+ Selah.   Ti je mbështjellë me dritë, je më i madhërishëm se malet grabitqare.+   Zemërfortët janë plaçkitur,+i ka kapitur gjumi,+duart e tërë trimave janë pa fuqi.+   Nga ndëshkimi yt, o Perëndi i Jakobit, karrocieri bashkë me kalin kanë rënë në gjumë të thellë.+   Vetëm ti je ai që ngjall frikë.+Kush mund të qëndrojë para teje, për shkak të forcës së zemërimit tënd?+   Nga qielli bëre të dëgjohet gjyqi;+dheu u frikësua e nuk pipëtiu+   kur Perëndia u ngrit për të gjykuar,+për të shpëtuar të gjithë zemërbutët e dheut.+ Selah. 10  Kur njeriu tërbohet, përlëvdohesh ti;+me tërbimin e tij të pashfryrë do të stolisesh. 11  Zotohuni para Jehovait, Perëndisë tuaj, e plotësojeni, të gjithë ju që jeni rreth e përqark tij.+Sillini atij një dhuratë me nderim dhe frikë.+ 12  Ai do ta përulë frymën e prijësve;+mbretërve të dheut u ngjall frikë.+

Shënime në fund të faqes