Psalmet 75:1-10

Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Asafit.+ Këngë. 75  Të falënderojmë, o Perëndi, të falënderojmë!+Emri yt është pranë nesh.+Njerëzit do të shpallin bëmat e tua të mahnitshme.+   «Sepse caktova një kohë,+e nisa të gjykoj me drejtësi.+   Toka dhe tërë banorët e saj ishin mpakur,+e unë ia ndreqa shtyllat.»+ Selah.   U thashë të marrëve: «Mos jini të marrë»,+kurse të ligjve: «Mos e ngrini bririn!*+   Mos e ngrini bririn tuaj!Mos flisni me arrogancë!*+   Sepse as nga lindja, as nga perëndimie as nga jugu nuk vjen lartësimi.   Pasi Perëndia është gjykatësi.+Njërin e poshtëron, kurse tjetrin e lartëson.+   Se Jehovai ka në dorë një kupë+me verë që shkumon, e plot me përzierje.Ai ka për ta derdhur llumin prej saj;tërë të ligjtë e dheut do ta pinë, do ta kthejnë me fund.»+   Por unë do të flas për këtë gjithmonë.Do të këndoj për Perëndinë e Jakobit.+ 10  «Tërë brirët e të ligjve do t’i pres e do t’i flak tej.»+Brirët e të drejtit do të lartësohen.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 18:2; njësoj edhe në vargjet 5, 10.
Fjalë për fjalë «me qafë arrogante».