Psalmet 74:1-23

Maskil. Psalm i Asafit.+ 74  Pse, o Perëndi, na ke hedhur tej përgjithmonë?+Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?+   Kujto asamblenë që fitove kohë më parë,+fisin që shpengove si trashëgiminë tënde,+malin e Sionit, ku ke banuar.+   Drejtoji hapat nga rrënojat që do të mbeten për shumë kohë.+Në vendin e shenjtë armiku s’la gjë pa shkatërruar.+   Armiqtë e tu ulërijnë në mes të vendit ku mblidhen për të adhuruar.+Stemat e tyre i kanë vënë si shenja.+   E kanë namin si të atyre që i vënë sëpatën një pyllnaje me drurë.   Me sëpatë e trarë me majë hekuri godasin përnjëherësh skalitjet e tij.+   I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate.+E kanë përdhosur dhe e kanë rrëzuar përtokë tabernakullin që mban emrin tënd.+   Ata dhe pasardhësit e tyre kanë thënë të gjithë:*«Tërë vendet ku mblidhen për të adhuruar Perëndinë, kanë për t’u djegur.»+   Nuk shohim shenja; nuk ka më profet,+dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur do të vazhdojë kështu. 10  Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të të poshtërojë?+Vallë, përgjithmonë do ta përbuzë armiku emrin tënd?!+ 11  Pse nuk vepron dora, po, dora jote e djathtë,+të cilën e ke nxjerrë nga gjiri yt? A nuk do të marrim fund kështu? 12  Megjithatë, Perëndia është Mbreti im prej shumë kohësh,+Ai që sjell në tokë shpëtimin madhështor.+ 13  Detin e trazove me forcën tënde,+përbindëshave të detit ua copëtove kokën në ujë.+ 14  Po, kokat e leviathanëve*+ i bëre copë-copë,dhe ia dhe si ushqim popullit që banonte në rajonet pa ujë.+ 15  Ti çave shkëmbin që të buronin kroi e përroi;+ti thave lumenjtë e pashtershëm.+ 16  Jotja është dita, jotja është dhe nata.+Ti e bëre ndriçuesin, domethënë diellin.+ 17  Ishe ti që i vure tërë kufijtë tokës;+verë e dimër ti i bëre.+ 18  Mos e harro këtë: armiku të ka poshtëruar, o Jehova,+dhe njerëzit e pamend e kanë përbuzur emrin tënd.+ 19  Mos ua jep bishave shpirtin e turtullit tënd.+Mos e harro përgjithmonë jetën e të munduarve të tu.+ 20  Mbaji sytë te besëlidhja jote,+sepse skutat e errëta të dheut janë mbushur me fole dhune.+ 21  I shtypuri mos u ktheftë i poshtëruar!+I munduari dhe i varfri lëvdofshin emrin tënd!+ 22  Ngrihu, o Perëndi, e mbro çështjen tënde ligjore!+Kujto poshtërimin që të bën i pamendi gjithë ditën e ditës.+ 23  Mos e harro zërin e atyre që tregohen armiqësorë me ty.+Zhurma e atyre që ngrihen kundër teje, ngjitet pareshtur në qiell.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «kanë thënë në zemër».
Ndoshta «përbindëshave të detit».