Psalmet 73:1-28

Këngë e Asafit.+ 73  Perëndia është vërtet i mirë me Izraelin, me ata që kanë zemër të pastër.+   Mirëpo mua, hapat gati m’u larguan nga udha,+për pak më shkanë këmbët,+   sepse e kisha zili mburravecin,+e kisha zili të ligun kur shihja paqen e tij;+   sepse ai nuk ka dhembje vdekjeje,+e barku i ka vënë dhjamë.+   Nuk ka as telashet e vdekatarit+e nuk plagoset në shpirt si njerëzit e tjerë.+   Prandaj, fodullëku e rrethon si gjerdan,+dhuna e mbështjell si rrobë.+   Sytë i kanë kërcyer jashtë nga dhjami;+i ka kaluar caqet e çdo përfytyrimi.+   Shpotit e flet për gjëra të këqija;+tregon me fodullëk si u ha hakun të tjerëve.+   Fjalët e tij fodulle shkojnë deri në qiej,+kurse gjuha i endet nëpër tokë.+ 10  Prandaj ai i kthen njerëzit prapa,ujëra me bollëk derdhen mbi të. 11  Ai thotë: «Si e ditka Perëndia?+E ku di gjë Më i Larti?»+ 12  Ja, kështu janë të ligjtë që janë gjithmonë rehat+dhe që shtojnë pasuritë e tyre.+ 13  Më kot, pra, e kam pastruar zemrën+e i laj duart në pafajësi.+ 14  Gjithë ditën e ditës jam i plagosur në shpirt,+i qortuar mëngjes për mëngjes.+ 15  Po të kisha thënë: «Do të flas edhe unë kështu»,ja, me brezin e bijve të tudo të kisha vepruar pabesisht.+ 16  Vrisja mendjen që ta kuptoja këtë,+por m’u duk e vështirë, 17  gjersa vajta në shenjtëroren e madhërishme të Perëndisë.+Doja të dija ç’e ardhme i priste.+ 18  Ti i vë në vende të rrëshqitshme,+bën që ata të shkojnë drejt rrënimit.+ 19  Të gjithë të shtangur seç i lanë në një çast!+Oh, si u erdhi fundi! Si u zhdukën nga tmerret e papritura! 20  Si mbaron ëndrra, pasi zgjohesh, ashtu edhe ti, o Jehova,+kur të ngrihesh, do të përbuzësh figurën e tyre.+ 21  Se zemra më ishte vrerosur,+e në veshka kisha dhembje therëse,+ 22  isha i paarsyeshëm, dhe këto as që i mendoja;+në sytë e tu isha bërë krejt si kafshët.+ 23  Por unë jam gjithmonë me ty,+ti më ke kapur nga dora e djathtë.+ 24  Me këshillën tënde do të më prish,+e pastaj do të më çosh drejt lavdisë.+ 25  Kë tjetër kam unë në qiell?+Veç teje, s’kam tjetër kënaqësi mbi dhé.+ 26  Trupi dhe zemra më janë ligështuar.+Perëndia është shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime për tërë jetën.+ 27  Ata që qëndrojnë larg teje, do të vdesin.+Ti do ta shfarosësh atë që të kthen krahët pabesisht.*+ 28  Por për mua, është gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë.+Zotërinë Sovran Jehova e kam bërë strehën time,+që të shpall tërë veprat e tij.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «që të lë në mënyrë imorale».