Psalmet 71:1-24

71  Te ti, o Jehova, kam gjetur strehë!+Oh, mos u turpërofsha kurrë!+   Me drejtësinë tënde çliromë dhe siguromë shpëtim.+Ktheje veshin nga unë dhe shpëtomë.+   Bëhu për mua një fortesë prej shkëmbi, ku të hyj vazhdimisht.+Jep urdhër që të më shpëtojnë,+sepse ti je shkrepi dhe kalaja ime.+   O Perëndia im, më shpëto nga dora e të ligut,+nga dora e atij që vepron me padrejtësi dhe më shtyp.+   Sepse ti je shpresa ime,+ o Zotëri Sovran Jehova, siguria ime që nga rinia.+   Te ti jam mbështetur që në bark të nënës.+Ti je Ai që më ndau nga brendësia e nënës sime.+Ty të lëvdoj vazhdimisht.+   Shumë njerëz çuditen me mua,+por ti je streha ime e fortë.+   Nga goja më burojnë lëvdime për ty,+gjithë ditën më burojnë lëvdime për madhështinë tënde.+   Mos më flak në kohën e pleqërisë.+Mos më lër pikërisht kur më priten fuqitë.+ 10  Sepse armiqtë e mi flasin për mua,+dhe ata që përgjojnë vazhdimisht për shpirtin tim, këshillohen mes tyre,+ 11  dhe thonë: «Perëndia e ka braktisur.+Ndiqeni dhe kapeni, se s’ka kush ta shpëtojë.»+ 12  O Perëndi, mos rri larg meje!+O Perëndia im, nxito të më vish në ndihmë!+ 13  U turpërofshin, marrshin fund ata që i kundërvihen shpirtin tim!+U mbulofshin nga poshtërimi dhe çnderimi ata që duan të më bëjnë keq!+ 14  Por unë do të pres vazhdimisht+dhe do të të lavdëroj edhe më shumë. 15  Me gojën time do të tregoj drejtësinë tënde,+veprat e shpëtimit tënd gjithë ditën,+sepse nuk e di sa të shumta janë.+ 16  Unë do të eci me fuqinë tënde të madhe,+ o Zotëri Sovran+ Jehova!Do të përmend drejtësinë tënde, vetëm tënden.+ 17  O Perëndi, ti më mësove që nga rinia ime,+dhe deri tani tregoj veprat e tua të mrekullueshme.+ 18  Deri në pleqëri, kur të jem flokëzbardhur, o Perëndi, mos më lër,+derisa t’i tregoj brezit tjetër për krahun tënd,+të gjithë atyre që do të vijnë, për fuqinë tënde.+ 19  Drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri atje lart.+Sa për gjërat e mëdha që ke bërë,+kush është si ti, o Perëndi?+ 20  Meqë më ke bërë të kaloj shumë vuajtje dhe gjëma,+rigjallëromë sërish.+Nga ujërat e thella të tokës nxirrmë përsëri.+ 21  Rrite madhështinë time+dhe më rretho e më ngushëllo.+ 22  Edhe unë do të të përlëvdoj me veglën me tela+për besnikërinë tënde, o Perëndia im!+Me harpë do të këndoj për ty, o i Shenjti i Izraelit!+ 23  Buzët e mia do të lëshojnë britma gëzimi sa herë të këndoj për ty,+si edhe shpirti im, që e ke shpenguar ti.+ 24  Po, edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën nën zë për drejtësinë tënde,+sepse ata që duan të më bëjnë keq, janë turpëruar e janë skuqur.+

Shënime në fund të faqes