Psalmet 70:1-5

Dirigjuesit. Psalm i Davidit, për kujtim.+ 70  Nxito, o Perëndi, të më shpëtosh!+O Jehova, nxito të më vish në ndihmë!+   Le të turpërohen dhe le të skuqen ata që kërkojnë shpirtin tim!+Le të kthehen mbrapsht dhe të poshtërohen ata që kënaqen me gjëmën time!+   Ata që thonë: «Ah, sa mirë, sa mirë!», le të zmbrapsen me turp!+   Falë teje le të ngazëllojnë e të gëzojnë të gjithë ata që të kërkojnë!+Ata që e duan shpëtimin prej teje, le të thonë gjithnjë: «U madhëroftë Perëndia!»+   Por unë jam i munduar dhe i varfër.+O Perëndi, vepro shpejt për mua!+Ti je ndihma ime dhe Ai që më sjell shpëtim.+O Jehova, mos vono!+

Shënime në fund të faqes