Psalmet 7:1-17

Këngë e përvajshme, të cilën Davidi ia këndoi Jehovait për fjalët e Kushit, beniaminitit. 7  O Jehova, Perëndia im,+ te ti gjej strehë!+Më shpëto nga tërë ata që më përndjekin dhe më çliro,+   që askush të mos e copëtojë shpirtin tim si një luan,+duke më rrëmbyer kur s’ka kush të më çlirojë.+   O Jehova, Perëndia im, nëse kam bërë ndonjë të keqe,+nëse ka padrejtësi në duart e mia,+   nëse ia kam kthyer me të këqija atij që më ka bërë të mira,+ose nëse e kam plaçkitur armikun që s’i ka ecur me mua,+   shpirtin tim le ta ndjekë armiku,+le të më kapë e të më vërë përfund,dhe ta flakë shkëlqimin tim në pluhur. Selah.   Ngrihu, o Jehova, në zemërimin tënd,+ngrihu kundër tërbimit të armiqve të mi,+zgjohu për mua,+ meqë urdhërove që të çohet në vend drejtësia.+   Të gjitha kombet së bashku le të të rrethojnë,dhe ti hip në fron e kundërviju.   Jehovai do të japë vendimin për popujt.+Më gjyko, o Jehova, sipas drejtësisë sime+dhe sipas integritetit tim!+   Të lutem, jepi fund ligësisë së të ligjve,+dhe bëje të patundur njeriun e drejtë!+Perëndia i drejtë+ heton zemrën+ dhe veshkat.+ 10  Mburoja ime është Perëndia,+ Shpëtimtari i atyre që kanë zemër të drejtë.+ 11  Perëndia është Gjykatës i drejtë,+Perëndia fshikullon me qortime çdo ditë. 12  Nëse dikush nuk kthehet nga rruga e keqe,+ Ai do të mprehë shpatën,+do të tendosë harkun dhe do ta bëjë gati të qëllojë.+ 13  Ai do të përgatitë armët e vdekjes,+shigjetat do t’i bëjë të flakërojnë.+ 14  Ja, dikush është mbarsur me të keqen,+ka ngjizur telashin dhe do të pjellë patjetër gënjeshtrën.+ 15  Ai gërmon një gropë+ dhe e bën më të thellë,por do të bjerë vetë në gropën që ka hapur.+ 16  Ligësia e tij do t’i bjerë në kokë,+dhe dhuna e tij në çaçkë të kokës.+ 17  Unë do ta përlëvdoj Jehovain sipas drejtësisë së tij,+dhe do të këndoj për emrin+ e Jehovait, për Më të Lartin.+

Shënime në fund të faqes