Psalmet 69:1-36

Dirigjuesit. Për «Zambakët».+ Psalm i Davidit. 69  Shpëtomë, o Perëndi, sepse ujërat po më mbytin.+   U fundosa thellë në llucë, ku s’ka vend për të vënë këmbët.+Hyra në ujëra shumë të thelladhe një rrjedhë më mori me vete.+   U lodha së thirruri+e zëri m’u ngjir.Sytë m’u tretën, duke pritur Perëndinë tim.+   Ata që më urrejnë pa shkak, janë bërë edhe më të shumtë se flokët e kokës sime.+Ata që duan të më kallin në heshtjen e vdekjes e që i kam armiq pa shkak, janë shumuar.+Atë që nuk e kisha grabitur, e ktheva mbrapsht.   O Perëndi, ti vetë e di marrëzinë time,dhe faji im nuk të është fshehur.+   Oh, mos u ardhtë turp për mua atyre që shpresojnë te ti,+o Zotëri Sovran, Jehovai i ushtrive!+Oh, mos u poshtërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë,+o Perëndi i Izraelit!+   Sepse për shkakun tënd jam poshtëruar,+turpi ma ka mbuluar fytyrën.+   Jam bërë një i panjohur për vëllezërit e mi,+dhe një i huaj për bijtë e nënës sime.+   Sepse zelli për shtëpinë tënde më ka përpirë,+dhe sharjet e atyre që të poshtëronin, kanë rënë mbi mua.+ 10  Qaja kur agjëronte shpirti im,+por kjo m’u bë shkak për poshtërim.+ 11  Kur e bëra copën e thesit rrobën time,u bëra gazi i botës.*+ 12  Ata që uleshin te porta, filluan të merreshin me mua,+dhe unë isha kënga e pijanecëve.+ 13  Por unë ta drejtoja ty lutjen time, o Jehova,+në një kohë të favorshme, o Perëndi!+Ti që je plot dashamirësi, përgjigjmu dhe trego se je shpëtimtar i vërtetë.+ 14  Nxirrmë nga lluca, që të mos fundosem.+Oh, u çlirofsha nga ata që më urrejnë+ dhe nga ujërat e thella!+ 15  Oh, mos më marrtë me vete rrjedha e ujërave,+mos më përpiftë thellësiadhe as pusi mos e mbylltë gojën e tij mbi mua!+ 16  Përgjigjmu, o Jehova, sepse dashamirësia jote është e mirë!+Kthehu nga unë me mëshirën tënde të madhe+ 17  dhe mos ia fshih fytyrën shërbëtorit tënd.+Meqenëse e kam punën pisk, përgjigjmu shpejt.+ 18  Afroju shpirtit tim e shpëtoje,+dhe nga armiqtë e mi shpengomë.+ 19  Ti e ke njohur poshtërimin, turpin dhe çnderimin tim.+Të gjithë armiqtë e mi janë para teje.+ 20  Poshtërimi ma ka thyer zemrën dhe plaga është e pashërueshme.+Shpresoja që dikush të ma qante hallin, por s’kishte asnjeri;+që dikush të më ngushëllonte, por s’gjeta asnjë.+ 21  Përkundrazi, më dhanë si ushqim bimë helmuese,+kurse për të shuar etjen, u përpoqën të më jepnin uthull.+ 22  Tryeza që kanë përpara u bëftë një grackë,+dhe ajo që është për mirëqenien e tyre, një lak!+ 23  Sytë iu errësofshin që të mos shikojnë!+Bëj që mesi t’u dridhet pa pushim.+ 24  Derdhe mbi ta dënimin tënd,+zemërimi yt i zjarrtë i zëntë!+ 25  U shkretoftë kampi i tyre i rrethuar me mure!+Mos banoftë kush në tendat e tyre!+ 26  Sepse ndoqën atë që godite ti,+dhe tregojnë tërë qejf dhembjet e atyre që ti shpove. 27  Vëru faj mbi faj,+dhe mos hyfshin në drejtësinë tënde!+ 28  U shofshin nga libri i të gjallëve,+dhe mos u shkrofshin me të drejtët!+ 29  Por unë jam i munduar dhe kam dhembje.+Shpëtimi yt më mbrojttë, o Perëndi!+ 30  Unë do ta lëvdoj emrin e Perëndisë me këngë+dhe do ta madhëroj Perëndinë me falënderime.+ 31  Kjo do të jetë për Jehovain më e pëlqyeshme se një dem,+se një dem i ri dythundrak me brirë.+ 32  Zemërbutët do të shohin dhe do të gëzojnë.+Juve që kërkoni Perëndinë, le t’ju rrahë zemra përgjithmonë!+ 33  Sepse Jehovai i dëgjon të varfrit,+dhe nuk ka për t’i përbuzur të burgosurit e vet.+ 34  Le ta lëvdojnë atë qiell e tokë,+detet dhe çdo gjë që lëviz në ta.+ 35  Sepse Perëndia do ta shpëtojë Sionin+dhe do të ndërtojë qytetet e Judës.+Atje do të banojnë dhe do ta marrin si pronë.+ 36  Pasardhësit e shërbëtorëve të tij do ta trashëgojnë,+dhe ata që e duan emrin e tij, do të banojnë në të.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 44:14.