Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 68:1-35

Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë. 68  Le të ngrihet Perëndia,+ le të shpërndahen armiqtë e tij+dhe le t’ia mbathin nga ai që e urrejnë thellësisht.+   Davariti ata, ashtu si davaritet tymi.+Të ligjtë le të marrin fund para Perëndisë,+ashtu si shkrin dylli nga zjarri.+   Por të drejtët le të gëzojnë,+le të jenë plot hare para Perëndisë+dhe le të ngazëllojnë me të madhe!+   Këndojini Perëndisë, luani melodi për emrin e tij,+thurini një këngë Atij që kalon nëpër rrafshinat e shkreta+me emrin e tij, Jah,+ dhe ngazëlloni para tij!   Atë i jetimëve* dhe gjykatës i vejushave+është Perëndia në banesën e tij të shenjtë.+   Perëndia bën që vetmitarët të kenë shtëpi.+Ai çliron të burgosurit dhe u jep mbarësi.+Por kokëfortët do të banojnë në tokë të zhuritur.+   O Perëndi, kur dole para popullit tënd,+kur kalove nëpër vendin e shkretë,+Selah   u lëkund toka+e rrodhën qiejt për shkak të Perëndisë.+Sinai u lëkund për shkak të Perëndisë,+ Perëndisë së Izraelit.+   Ti bëre të bjerë një rrebesh i madh, o Perëndi.+Ti vetë e rigjallërove trashëgiminë tënde, edhe kur ishte e lodhur.+ 10  Kampin me tenda,+ ku ata banuan,+me mirësinë tënde e bëre gati për të munduarin, o Perëndi.+ 11  Jehovai jep urdhrin.+Gratë që shpallin lajmin e mirë, janë një ushtri e madhe.+ 12  Edhe mbretërit e ushtrive ia mbathin, ia mbathin.+Gruaja që qëndron në shtëpi, merr plaçkë.+ 13  Edhe pse shtriheshit mes togjeve të hirit të kampit,do të vini* si një pëllumb me krahë argjendidhe me pendë si ar verdhosh.*+ 14  Kur i Plotfuqishmi shpërndau mbretërit që gjendeshin atje,+në Zalmon+ nisi të binte borë. 15  Rajoni malor i Bashanit+ është mali i Perëndisë.+Rajoni malor i Bashanit është me kreshta të larta.+ 16  O male me kreshta, pse shikoni me zilimalin ku Perëndia dëshiron të banojë vetë?+Po, Jehovai do të banojë atje përgjithnjë.+ 17  Karrocat e luftës të Perëndisë, janë mijëra e mijëra pa fund.+Jehovai erdhi nga Sinai në vendin e shenjtë.+ 18  Ti u ngjite lart,+more me vete robër,+more dhurata në njerëz,+po, edhe kokëfortët,+ për të banuar mes tyre,+ o Perëndi Jah! 19  Bekuar qoftë Jehovai, që përditë mban barrën tonë,+Perëndia i vërtetë i shpëtimit tonë!+ Selah. 20  Perëndia i vërtetë është për ne Perëndia i veprave të shpëtimit;+Jehovait, Zotërisë Sovran,+ i përkasin rrugët për t’i shpëtuar vdekjes.*+ 21  Perëndia do t’ua copëtojë kokën armiqve të tij,+çaçkën e kokës të atij që ndjek udhën e fajit të vet.+ 22  Jehovai thotë: «Nga Bashani do t’i kthej,+do t’i kthej nga thellësitë e detit,+ 23  me qëllim që t’i lash këmbët në gjak,+që gjuha e qenve të tu të lëpijë gjakun e armiqve.»+ 24  Ata panë procesionet e tua, o Perëndi,+procesionet e Perëndisë tim, Mbretit tim, që hynin në vendin e shenjtë.+ 25  Këngëtarët prinin, ata që u binin veglave me tela pas i ndiqnin,+në mes ishin vashat që u binin dajreve.+ 26  Në turma të mbledhura bekoni Perëndinë,+Jehovain, ju që erdhët në jetë nga Burimi i Izraelit!+ 27  Njerëzit i bën zap Beniamini i vogël,+po, princat e Judës me turmën e tyre që bërtet,princat e Zabulonit dhe princat e Neftalit.+ 28  Perëndia yt dha urdhër të të jepet forcë.+Tregoje forcën, o Perëndi, ti që veprove në dobinë tonë.+ 29  Për shkak të tempullit tënd në Jerusalem,+mbretërit do të të sjellin dhurata.+ 30  Qortoji kafshët që rrinë mes kallamave,+ demat e mbledhur tufë+bashkë me viçat e popujve, ku gjithsecili shtyp me këmbë copa argjendi.+Ai i shpërndan popujt që kënaqen me luftëra.+ 31  Nga Egjipti do të vijnë sende prej bronzi.+Kushi do t’i shtrijë shpejt duart e tij me dhurata për Perëndinë.+ 32  O ju mbretëritë e tokës, këndojini Perëndisë,+për Jehovain luani melodi—Selah 33  për Atë që shkon kaluar në të lashtin qiell të qiejve!+Ja, atij i ushton zëri, një zë i fortë.+ 34  Pranoni se forca i përket Perëndisë.+Madhëria e tij është mbi Izraelin dhe forcën e ka te retë.+ 35  Perëndia të ngjall frikë nga shenjtërorja e tij e madhërishme.+Perëndia i Izraelit është ai që i jep popullit forcë, po, i jep fuqi.+Bekuar qoftë Perëndia!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 10:14.
Një tjetër kuptim i mundshëm është edhe se do të ktheheshin me një pëllumb të bërë me metale të çmuara, si trofe për fitoren e Jehovait.
Fjalë për fjalë «ar i gjelbër».
Shprehja mund të nënkuptojë edhe ngritjen nga vdekja.