Psalmet 66:1-20

Dirigjuesit. Këngë. 66  Brohoritni gjithë ngadhënjim për Perëndinë, të gjithë ju banorët e tokës!+   Këndojini lavdisë së emrit të tij!+Lëvdojeni dhe jepini lavdi!+   I thoni Perëndisë: «Sa frikë ngjallin veprat e tua!+Për shkak të forcës sate të madhe, armiqtë do të të servilosen.+   Të gjithë banorët e tokës do të përkulen para teje+dhe për ty do të këndojnë, do të këndojnë për emrin tënd.»+ Selah.   Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!+Ajo që bën me bijtë e njerëzve, të ngjall frikë.+   Ai e shndërroi detin në tokë të thatë,+më këmbë e kaluan lumin.+Atje zunë të gëzonin falë tij.+   Ai sundon përgjithnjë me fuqinë e tij.+Sytë e tij vëzhgojnë pa pushim kombet.+Kokëfortët, të mos e lartësojnë veten.+ Selah.   Bekoni Perëndinë tonë, o popuj,+dhe le të jehojë zëri i lëvdimit për të!+   Ai e mban shpirtin tonë në jetë+dhe nuk lejon të na merren këmbët.+ 10  Sepse ti na ke hetuar, o Perëndi,+ti na ke rafinuar si rafinohet argjendi.+ 11  Ti na ke futur në një rrjetë gjuetie.+Na e këpute mesin me barrë të rënda. 12  Ti e bëre vdekatarin të kalërojë sipër kokave tona.+Ne kaluam përmes zjarrit e përmes ujit+dhe ti na solle lehtësim.+ 13  Unë do të vij në shtëpinë tënde me blatime të plota të djegura.+Do t’i plotësoj zotimet që kam marrë para teje,+ 14  zotimet që dolën nga buzët e mia,+dhe që goja ime i tha kur e kisha punën pisk.+ 15  Unë do të të paraqit kafshë të majme si blatime të plota të djegura+bashkë me tymin e blatimit të deshve.Do të flijoj një dem bashkë me cjep.+ Selah. 16  Ejani, dëgjoni, të gjithë ju që i frikësoheni Perëndisë, dhe unë do t’ju tregoj+se ç’ka bërë ai për shpirtin tim.+ 17  Atij i thirra me gojën time+dhe e ngrita në qiell me gjuhën time.+ 18  Po të bluaja ndonjë gjë të keqe në zemrën time,Jehovai nuk do të më dëgjonte.+ 19  Por Perëndia më dëgjoi.+Ai i kushtoi vëmendje lutjes sime.+ 20  Bekuar qoftë Perëndia, që nuk ma hodhi poshtë lutjendhe as ma largoi dashamirësinë e tij!+

Shënime në fund të faqes