Psalmet 65:1-13

Dirigjuesit. Këngë e Davidit. 65  O Perëndi, për ty ka lëvdim, para teje heshtin në Sion.+Zotimi i marrë para teje, do të plotësohet.+   O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijë çdo njeri.+   Fajet kanë dalë më të fuqishme se unë.+Shkeljet tona, ti do t’i mbulosh.+   Lum ai që ti e zgjedh dhe e afron+që të rrijë në oborret e tua.+Pa dyshim do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate+dhe të vendit të shenjtë të tempullit tënd.+   Ti do të na përgjigjesh me gjëra të frikshme, që janë bërë me drejtësi,+o Perëndi i shpëtimit tonë,+Siguria e tërë skajeve të tokës dhe e njerëzve larg në det.+   Me fuqinë tënde ti i bën të patundura malet.+Je ngjeshur me fuqi.+   Ti fashit zhurmën e deteve,+zhurmën e dallgëve të tyre dhe rrëmujën e kombeve.+   Banorët e viseve më të thella do të frikësohen nga shenjat e tua.+Ti bën që agimi dhe muzgu të lëshojnë britma të gëzuara.+   Ti e ke drejtuar vëmendjen nga toka, që t’i japësh begati,+po, ti e pasuron shumë atë.Rrëkeja nga Perëndia është plot ujë,+që drithi të mos mungojë.+Sepse kështu e ke bërë gati tokën.+ 10  Brazdat e saj ngopen me ujë, plisat e saj sheshohen.+Ti e zbut me shira të bollshme dhe bekon filizat e saj.+ 11  Ti e ke kurorëzuar vitin me mirësinë tënde,+dhe në shtigjet e tua vërshojnë të mirat.+ 12  Kullotat e vendit të shkretë pikojnë ujë+dhe kodrat vishen me hare.+ 13  Livadhet janë mbushur me kope+dhe ultësirat janë veshur me drithë.+Ato brohorasin gjithë ngadhënjim, po, këndojnë!+

Shënime në fund të faqes