Psalmet 64:1-10
Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
64 O Perëndi, dëgjoma zërin në shqetësimin tim!+Mbroma jetën nga tmerri i armikut!+
2 Fshihmë nga biseda e fshehtë e keqbërësve,+nga trazirat që sjellin ata që merren me të këqija,+
3 që e kanë mprehur gjuhën si shpatë,+që kanë marrë nishan me shigjetë, pra, me të folurit e tyre të hidhur,+
4 për të qëlluar nga vendet e fshehta ndonjë të pafaj.+E qëllojnë në befasi dhe nuk kanë frikë.+
5 Ata nuk u ndahen fjalëve të këqija,+e flasin për gracka të fshehura.+Thonë: «E kush i sheh ato?»+
6 Kurdisin pa pushim gjëra të padrejta.+Fshehin dredhi të holla e të menduara mirë,+dhe thellë brenda vetes, në zemër, secili është i padepërtueshëm.+
7 Por Perëndia do t’i qëllojë befas me shigjetë,+e ata do të mbushen me plagë.+
8 Ata bëhen shkak pengese,+por vetë gjuha e tyre u kthehet kundër.+Të gjithë ata që i shikojnë, do të tundin kokën+
9 dhe të gjithë njerëzit do të frikësohen.+Ata do të tregojnë se si vepron Perëndia,+dhe patjetër do të kenë gjykim të thellë për veprën e tij.+
10 I drejti do të gëzojë falë Jehovait dhe me të vërtetë do të gjejë strehë tek ai.+Tërë njerëzit me zemër të drejtë do të krenohen.+