Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 63:1-11

Këngë e Davidit, kur ndodhej në shkretëtirën e Judës.+ 63  O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj pa pushim!+Shpirti im është i etur për ty.+Për ty trupi më është mpakur nga dëshirimi,në një tokë të thatë e të zhuritur, ku nuk ka ujë.+   Kështu të kam parë në vendin e shenjtë,+tek soditja forcën dhe lavdinë tënde.+   Meqenëse dashamirësia jote është më e mirë se jeta,+buzët e mia do të të lavdërojnë.+   Prandaj do të të bekoj gjatë gjithë jetës.+Në emrin tënd do t’i ngre duart në lutje.+   Shpirti im është i ngopur si me pjesën më të mirë, po, si me dhjamin,+dhe goja ime thur lavde me buzë që lëshojnë britma gëzimi.+   Të kujtoj në shtratin tim,+gjatë ndërresave të natës meditoj për ty.+   Sepse ti më je bërë ndihmë,+dhe në hijen e krahëve të tu lëshoj britma gëzimi.+   Shpirti im nuk të është ndarë,+dhe dora jote e djathtë më mban fort.+   Kurse ata që e kërkojnë pa pushim shpirtin tim për ta rrënuar,+do të hyjnë në pjesët më të thella të tokës.+ 10  Ata do t’i dorëzohen fuqisë së shpatës,+e do të bëhen ushqim për dhelprat.+ 11  Mbreti do të gëzojë falë Perëndisë.+Kushdo që betohet për të, do të krenohet,+sepse do t’u mbyllet goja atyre që thonë gënjeshtra.+

Shënime në fund të faqes