Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 62:1-12

Dirigjuesit. Për Jeduthun.* Këngë e Davidit. 62  Shpirti im pret në heshtje veç Perëndinë.+Nga ai më vjen shpëtimi.+   Veç ai është shkëmbi dhe shpëtimi im, kalaja ime e sigurt.+Unë nuk do të lëkundem e të bie.+   Deri kur do t’i suleni me tërbim njeriut që do të donit të vritnit?+Të gjithë ju jeni si një mur i pjerrët, një mur guri që e shtyjnë për ta rrëzuar.+   Ata japin këshilla, që ta ulin dikë nga pozita e lartë;+gjejnë kënaqësi te gënjeshtra.+Me gojën e tyre bekojnë, por me vete mallkojnë.+ Selah.   Por ti, o shpirti im, prit në heshtje veç Perëndinë,+sepse ai të jep shpresë.+   Veç ai është shkëmbi dhe shpëtimi im, kalaja ime e sigurt.+Unë nuk do të lëkundem.+   Nga Perëndia më vijnë shpëtimi dhe lavdia.+Perëndia është shkëmbi im i fortë dhe streha ime.+   Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull!+Atij zbrazja zemrën!+Perëndia është streha jonë.+ Selah.   Bijtë e njeriut s’janë veçse avull,+njerëzit janë gënjeshtër.+Kur vihen në peshore, të marrë së bashku, janë më të lehtë se avulli.+ 10  Mos kini besim te zhvatja,+dhe mos besoni më kot te grabitja.+Në rast se pasuritë shtohen, mos e lini zemrën të rendë pas tyre.+ 11  Një herë ka folur Perëndia, dy herë e kam dëgjuar këtë:+forca i përket Perëndisë.+ 12  Edhe dashamirësia të përket ty, o Jehova,+se ti ia kthen secilit sipas veprave të tij.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 39:Mbishk.