Psalmet 61:1-8

Dirigjuesit. Për vegla me tela. Psalm i Davidit. 61  Dëgjoje, o Perëndi, britmën time përgjëruese!+Kushtoji vëmendje lutjes sime!+   Kur të më ligështohet zemra, do të të thërras nga skaji i tokës.+Më pri drejt një shkëmbi që është më i lartë se unë.+   Sepse ti je për mua një strehë,+një kullë e fortë përballë armikut.+   Unë do të jem përjetë mysafir në tendën tënde,+nën krahët e tu do të strehohem, si në një vend të fshehtë.+ Selah.   Sepse ti, o Perëndi, i ke dëgjuar zotimet e mia.+Më ke gëzuar me trashëgiminë e atyre që i frikësohen emrit tënd.+   Ti do t’i shtosh ditë jetës së mbretit.+Vitet e tij do të jenë si brezat që shkojnë e vijnë.+   Ai do të qëndrojë përjetë para teje, o Perëndi.+Oh, jepi urdhër dashamirësisë dhe besnikërisë që ta ruajnë!+   Prandaj, unë do të këndoj gjithmonë për emrin tënd,+që t’i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.+

Shënime në fund të faqes