Psalmet 60:1-12

Dirigjuesit. «Zambaku i përkujtuesit». Miktam. Psalm i Davidit. Për mësim.+ Kur ndërmori një betejë kundër Aram-Naharaimit e kundër Aram-Zobahut dhe kur Joabi u kthye e goditi Edomin në Luginën e Kripës dhe vrau dymbëdhjetë mijë veta.+ 60  O Perëndi, ti na hodhe tej, krijove një të çarë mes nesh,+e u ndeze nga zemërimi. Por ti do të na kthesh sërish.+   Ti e bëre tokën të tundet, dhe krijove të çara.+Mbyllja të çarat, se është lëkundur.+   Ti e bëre popullin tënd të kalojë vështirësi.+Ti na bëre të pimë verë derisa u trullosëm.+   Atyre që kanë frikë prej teje, u dhe një sinjal,+me qëllim që t’ia mbathin duke i bërë dredha harkut. Selah.   Që të shtrenjtët e tu të çlirohen,+shpëtona me të djathtën tënde dhe na u përgjigj!+   Perëndia, në shenjtërinë e tij,+ tha:«Do të ngazëlloj, do ta jap Sikemin si trashëgimi+dhe do ta mat ultësirën e Sukotit.+   Galaadi është imi, Manaseu është imi.+Efraimi është fortesa e kreut që kam vendosur,Judën e kam si shkop komandanti.+   Moabi është legeni ku lahem.+Në Edom do ta hedh sandalen time.+Për Filistinë do të brohoras gjithë ngadhënjim.»+   Kush do të më çojë në qytetin e rrethuar?+Kush do të më prijë deri në Edom?+ 10  A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur tej+dhe që nuk del me ushtrinë tonë, si Perëndia ynë?+ 11  Na ndihmo të shpëtojmë nga vuajtjet,+sepse njeriu nuk na shpëton dot.+ 12  Nga Perëndia do të marrim fuqi,+dhe ai vetë do t’i shtypë kundërshtarët tanë.+

Shënime në fund të faqes