Psalmet 6:1-10

Dirigjuesit. Për vegla me tela në oktavën e ulët.+ Këngë e Davidit. 6  O Jehova, mos më qorto në zemërimin tënd,+mos më ndreq në tërbimin tënd!+   Më jep hir, o Jehova, se po ligem!+Më shëro,+ o Jehova, se kockat po më dridhen!   Po, shpirti im është shumë i shqetësuar;+po ti, o Jehova, deri kur do të më lësh kështu?!+   Kthehu,+ o Jehova, e çliroje shpirtin tim,+më shpëto për hir të dashamirësisë+ sate!   Se i vdekur s’ka kush të të zërë në gojë.+Në Sheol,* kush do të të përlëvdojë?!+   U lodha duke psherëtirë,+gjithë natën e njom shtratin tim+dhe e laj me lot krevatin tim.+   Nga hidhërimi syri më është venitur,+është plakur për shkak të gjithë armiqve të mi.+   Shporruni nga unë, të gjithë ju që merreni me të këqija,+se Jehovai do ta dëgjojë vajtimin tim.+   Kërkesën time për hir Jehovai do ta dëgjojë,+lutjen time Jehovai do ta pranojë.+ 10  Të gjithë armiqve të mi do t’u vijë turp+ e do të pështjellohen,do të kthehen mbrapsht e në çast do të turpërohen.+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.