Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 59:1-17

Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam. Kur Sauli dërgoi njerëz për t’i vëzhguar shtëpinë, me qëllim që ta vritnin.+ 59  Çliromë nga armiqtë e mi, o Perëndia im!+Mbromë nga ata që ngrihen kundër meje!+   Çliromë nga ata që merren me të këqija+dhe shpëtomë nga fajtorët e gjakut!   Sepse ja, ata i kanë ngritur grackë shpirtit tim.+Të fortët më sulmojnë,+edhe pse s’kam ngritur krye e as kam mëkatuar, o Jehova.+   Ndonëse nuk gjejnë tek unë asnjë faj, ata vrapojnë dhe bëhen gati.+Zgjohu sapo të të thërras dhe shiko.+   Ti, o Jehova, Perëndi i ushtrive, je Perëndia i Izraelit!+Zgjohu dhe drejtoje vëmendjen nga të gjitha kombet!+Mos i jep hir asnjë tradhtari që bën keq.+ Selah.   Ata kthehen vazhdimisht në mbrëmje;+lehin pa pushim si qentë+ dhe sillen nëpër qytet.+   Ja, dërdëllitin me gojën e tyre;+shpata kanë në buzë,+por kush dëgjon?+   Ti vetë, o Jehova, do të qeshësh me ta;+ti do t’i përqeshësh të gjitha kombet.+   O Forca ime, te ti do t’i mbaj sytë,+sepse ti, o Perëndi, je kalaja ime e sigurt.+ 10  Perëndia që më tregon dashamirësi, do të më dalë përpara;+Perëndia do të më bëjë t’i shikoj nga lart armiqtë e mi.+ 11  Mos i vrit, që populli im të mos e harrojë këtë.+Me gjithë fuqinë tënde, bëji të enden andej-këtej+dhe vëri poshtë, o Jehova, mburoja jonë,+ 12  për mëkatin e gojës së tyre, për fjalët që u dalin nga buzët.+U zënçin në krenarinë e tyre+për mallkimin dhe mashtrimin që përsëritin! 13  Me tërbim jepu fund,+jepu fund, që të mos jenë më.Le ta dinë se Perëndia sundon në Jakob,* madje deri në skajet e dheut.+ Selah. 14  Le të kthehen në mbrëmje,le të lehin si qentë dhe le të sillen vërdallë nëpër qytet.+ 15  Le të enden lart e poshtë që të gjejnë diçka për të ngrënë,+mos u ngopshin e mos gjetshin vend natën ku të kalojnë.+ 16  Por unë për vete do t’i këndoj forcës sate,+dhe në mëngjes do të tregoj me gëzim për dashamirësinë tënde.+Sepse ti je për mua një kala e sigurt,+dhe një vend ku rend ditën e vuajtjes.+ 17  O Forca ime, për ty do të këndoj,+sepse ti, o Perëndi, je kalaja ime e sigurt, Perëndia që më tregon dashamirësi.+

Shënime në fund të faqes

Ose «te bijtë e Jakobit».