Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 58:1-11

Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam. 58  E si mund të flitni për drejtësinë, kur rrini në heshtje?+A mund të gjykoni me drejtësi ju, o bij të njerëzve?+   Përkundrazi, zemra ju shtyn që të merreni veç me padrejtësi në tokë,+dhe u përgatitni udhën duarve tuaja për të bërë keq!+   Të ligjtë kanë qenë të mbrapshtë që në bark.+Ata shkonin sa andej-këtej, që kur dolën nga barku;thonë gënjeshtra.+   Helmi i tyre është si helmi i gjarprit.+Të shurdhër janë si kobra që i mbyll veshët+   dhe nuk e dëgjon zërin e magjistarëve,+edhe kur janë mjeshtër për të yshtur.+   O Perëndi, thyejua dhëmbët në gojë!+O Jehova, thërrmojua nofullat luanëve të rinj me krifë!   U tretshin dhe i marrshin me vete ujërat që rrjedhin!+Le ta tendosë Ai harkun e shigjetave, ndërkohë që ata rrëzohen.+   Ata ecin si një kërmill që tretet.Njësoj si foshnja e dështuar e një gruaje, ata s’kanë për ta parë diellin.+   Para se kazanët tuaj të ndiejnë nxehtësinë e ferrës që digjet,+ai do t’i përlajë si një erë e stuhishme+ ferrën e njomë dhe atë që u dogj, 10  I drejti do të gëzojë, sepse ka parë hakmarrjen.+Ai do t’i lajë këmbët në gjakun e të ligut.+ 11  Dhe tërë njerëzit do të thonë:+ «Vërtet, i drejti do të marrë fryte.+Vërtet, ka një Perëndi që gjykon në tokë.»+

Shënime në fund të faqes