Psalmet 57:1-11

Dirigjuesit. «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam. Kur u fsheh në shpellë për shkak të Saulit.+ 57  Jepmë hir, o Perëndi, jepmë hir,+sepse te ti është strehuar shpirti im+dhe në hijen e krahëve të tu strehohem derisa të kalojnë mundimet.+   Unë i thërras Perëndisë, Më të Lartit, Perëndisë së vërtetë që u jep fund atyre për mua.+   Ai do të dërgojë ndihmë nga qielli dhe do të më shpëtojë.+Ai do ta pështjellojë atë që hap gojën të më kafshojë.+ Selah.Perëndia do të dërgojë dashamirësinë dhe të vërtetën e tij.+   Shpirti im gjendet mes luanëve.+S’më mbetet veçse të shtrihem mes gllabëruesve, po, mes bijve të njerëzve,që i kanë dhëmbët heshta dhe shigjeta,+kurse gjuhën shpatë të mprehtë.+   Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi,+dhe lavdia jote rrezatoftë në tërë tokën!+   Ata përgatitën një rrjetë për hapat e mi.+Shpirti më është kërrusur.+Gërmuan para meje një gropë,por ranë vetë në të.+ Selah.   Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi,+zemra ime është e palëkundur.Unë do të këndoj dhe do të luaj melodi.+   Zgjohu, tërë ti, o qenia ime!+Zgjohu, o vegël me tela, edhe ti, o harpë!+Unë do të zgjoj agimin.   Mes popujve do të të përlëvdoj, o Jehova,+mes kombeve do të këndoj për ty!+ 10  Sepse dashamirësia jote është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+dhe besnikëria jote deri në re.+ 11  Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!+Lavdia jote rrezatoftë në tërë tokën!

Shënime në fund të faqes