Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 56:1-13

Dirigjuesit. Për «Pëllumbeshën e heshtur mes atyre që janë larg». Psalm i Davidit. Miktam. Kur filistinët e kapën në Gath.+ 56  Jepmë hir, o Perëndi, se vdekatari ka hapur gojën të më kafshojë!+Teksa lufton gjithë ditën, më shtyp vazhdimisht.+   Armiqtë gjithë ditën hapin gojën që të më kafshojnë,+sepse të shumtë janë ata që më luftojnë me kryelartësi.+   Unë do të kem besim te ti ditën që do të jem i frikësuar.+   Duke u mbështetur te Perëndia, do ta lëvdoj fjalën e tij.+Te Perëndia kam besim; nuk do të kem frikë.+Ç’mund të më bëjë njeriu?*+   Gjithë ditën mundohen të më prishin punë;mendojnë veç të më bëjnë të këqija.+   Ata sulmojnë, fshihen,+përgjojnë vazhdimisht hapat e mi,+ndërkohë që i ngrenë grackë shpirtit tim.+   Nga dëmi që sjellin, hidhi tej!+Me zemërim vëri poshtë edhe popujt, o Perëndi!+   Ti vetë e ke shënuar që jam i arratisur.+M’i vër lotët në calikun tënd.+A nuk gjenden ato në librin tënd?+   Në atë kohë, ditën që do të të thërras, armiqtë e mi do të kthehen mbrapsht.+Unë e di mirë se Perëndia është me mua.+ 10  Duke u mbështetur te Perëndia,+ do ta lëvdoj fjalën e tij;po, duke u mbështetur te Jehovai, do ta lëvdoj fjalën e tij.+ 11  Te Perëndia kam besim. Nuk do të kem frikë.+Ç’mund të më bëjë njeriu?+ 12  Mbi vete, o Perëndi, mbaj zotime që t’i kam bërë ty.+Unë do të të bëj flijime falënderimesh.+ 13  Sepse ti ma ke çliruar shpirtin nga vdekja.+A nuk m’i ke çliruar këmbët, që të mos pengohen?+—Që të eci para teje, o Perëndi, në dritën e të gjallëve.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «mishi».