Psalmet 55:1-23

Dirigjuesit. Për vegla me tela. Maskil. Psalm i Davidit. 55  O Perëndi, vërja veshin lutjes sime+dhe mos iu fshih kërkesës sime për hir!+   Kushtomë vëmendje dhe m’u përgjigj!+Nga shqetësimi që kam, s’gjej prehje+dhe s’e fsheh dot që jam i trazuar,   nga zëri i armikut, nga presionet e të ligut.+Se ata hedhin vazhdimisht të këqija mbi mua,+janë të zemëruar e ushqejnë mëri kundër meje.+   Zemra ime ndien dhembje të forta,+dhe më kanë zënë lemeritë e vdekjes.+   Më ka hyrë frika,+ po, të dridhurat,dhe drithërimat më mbulojnë.   Unë s’pushoj së thëni: «Ah, të kisha krahë si pëllumbi!+Tutje do të fluturoja dhe diku gjetkë do të banoja.+   Ja, larg do të ikja,+në shkretëtirë do të rrija!+Selah   Do të nxitoja drejt një vendi, ku të shpëtojanga era e furishme, nga furtuna.»+   Pështjelloji, o Jehova, ngatërrojua gjuhët,+sepse në qytet kam parë dhunë dhe grindje.+ 10  Ditë e natë sillen rrotull mbi muret e qytetit,+dhe brenda ka të këqija e telashe.+ 11  Mundime ka brenda tij,dhe shtypja e mashtrimi nuk i shkulen nga sheshi.+ 12  Pasi mua nuk më poshtëroi armiku,+se këtë do ta kisha duruar.Nuk u mbajt me të madh ndaj meje,+ ai që më urrente thellësisht,se atij do t’i isha fshehur.+ 13  Por ishe ti, një vdekatar, i barabartë me mua,+shoku im i ngushtë, i njohuri im,+ 14  sepse ne gëzonim bashkë një miqësi të ngushtë e të përzemërt;+për në shtëpinë e Perëndisë shkonim tok me të tjerët.+ 15  Paçin shkretime!+Të gjallë zbritshin në Sheol,+sepse kishin të këqija përbrenda kur banonin në dhé të huaj!+ 16  Unë për vete do t’i thërras Perëndisë,+dhe Jehovai do të më shpëtojë.+ 17  Në mbrëmje, në mëngjes e në mesditë s’e fsheh dot merakun tim dhe ofshaj,+e ai ma dëgjon zërin.+ 18  Ai do ta shpengojë shpirtin tim nga beteja që bëhet kundër meje dhe do të më japë paqe,+sepse ata që më dalin kundër, erdhën turma-turma.+ 19  Perëndia, Ai që rri ulur në fron, do të më dëgjojë+ashtu si në të kaluarën,+ dhe do t’u përgjigjet—Selahatyre që nuk bëjnë ndryshime+dhe që nuk i frikësohen Perëndisë.+ 20  Njëri nga ata ka shtrirë duart kundër atyre që janë në paqe me të;+ka përdhosur besëlidhjen e tij.+ 21  Fjalët e gojës së tij janë më të buta se gjalpi,+por zemrën e ka gati për luftë.+Fjalët e tij zbutin më shumë se vaji,+por janë shpata të zhveshura.+ 22  Hidhja barrën tënde Jehovait,+dhe ai vetë do të të mbështetë.+Ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.+ 23  Ti, o Perëndi, do t’i zbresësh ata në gropën më të thellë.+Njerëzit që janë fajtorë gjaku dhe mashtrues nuk do të jetojnë as gjysmën e ditëve të tyre,+por unë do të kem besim te ti.+

Shënime në fund të faqes