Psalmet 54:1-7

Dirigjuesit. Për vegla me tela. Maskil. Psalm i Davidit. Kur zifitët vajtën e i thanë Saulit: «A nuk e di se Davidi fshihet mes nesh?»+ 54  O Perëndi, shpëtomë me emrin tënd,+dhe me fuqinë tënde mbroje çështjen time!+   O Perëndi, dëgjoje lutjen time,+vërua veshin fjalëve të gojës sime!+   Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje,dhe tiranët kërkojnë shpirtin tim.+Ata nuk duan t’ia dinë për Perëndinë.+ Selah.   Ja, Perëndia është ndihma ime;+Jehovai është me ata që i bëhen krah shpirtit tim.   Ai do t’ua kthejë të keqen armiqve të mi.+Falë besnikërisë sate bëji të heshtin.+   Me gatishmëri do të bëj flijime për ty.+Emrin tënd do ta përlëvdoj, o Jehova, sepse kjo gjë është e mirë.+   Sepse ti më çliron nga çdo vuajtje,+dhe syri im i ka parë nga lart armiqtë e mi.+

Shënime në fund të faqes