Psalmet 53:1-6

Dirigjuesit. Për Mahalath.*+ Maskil. Psalm i Davidit. 53  I pamendi thotë me vete:*«S’ka Jehova.»+Me padrejtësinë e tij bën të këqija dhe ka sjellje të pështirë.+S’ka asnjë që të bëjë të mirën.+   Perëndia vështron nga qielli bijtë e njerëzve+për të parë nëse ka ndonjë me gjykim të thellë, ndonjë që kërkon Jehovain.+   Të gjithë janë kthyer mbrapsht, të gjithë janë të korruptuar.+S’ka asnjë që të bëjë të mirën,+as edhe një.   Vallë, nuk ka marrë njohuri+ asnjë nga ata që merren me të këqija,ata që përpijnë popullin tim si të jenë duke ngrënë bukë?+As i kanë thirrur Jehovait.+   I kishte pushtuar një tmerr i madh+atje ku s’kishte tmerr,+se Perëndia i shpërndan eshtrat e kujtdo që ngre kampin kundër teje.+Ti do t’i turpërosh, sepse ata i ka hedhur poshtë Jehovai.+   Ah, sikur nga Sioni të vinte shpëtimi i madh i Izraelit!+Le të gëzojë Jakobi, le të gëzojë Izraeli,+kur Jehovai të kthejë popullin e tij, që ishte në robëri!+

Shënime në fund të faqes

Një shprehje në hebraisht. Ka mundësi të jetë një term muzikor, ndoshta teknik.
Fjalë për fjalë «thotë në zemër të vet».