Psalmet 5:1-12

Dirigjuesit. Për Nehiloth.* Këngë e Davidit. 5  Vërua veshin+ fjalëve të mia, o Jehova!Kuptoje psherëtimën time!   Vërja veshin thirrjes sime për ndihmë,+o Mbreti im+ dhe Perëndia im, sepse ty ta drejtoj lutjen time!+   O Jehova, në mëngjes do ta dëgjosh zërin tim,+në mëngjes do të të drejtohem e do të pres me padurim!+   Ti nuk je një Perëndi që pëlqen ligësinë,+i keqi nuk gjen vend kurrë pranë teje.+   Asnjë mburravec nuk mund të dalë para syve të tu.+Ti i urren të gjithë ata që merren me të këqija,+   dhe do t’i shfarosësh ata që thonë gënjeshtra.+Jehovai ndien neveri për atë që derdh gjak+ dhe mashtron.+   Dashamirësia+ jote e madhemë shtyn të vij në shtëpinë tënde,+e me frikë ndaj teje, të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë.+   O Jehova, më pri në drejtësinë+ tënde duke më ruajtur nga armiqtë,+sheshoje para meje udhën tënde!+   Nga goja e tyre nuk del asgjë e besueshme,+përbrenda janë plot shpirtligësi.+Gryka e tyre është si një varr i hapur,+me gjuhën e tyre thonë fjalë të sheqerosura.+ 10  Perëndia do t’i quajë fajtorë+dhe do të bien pre e planeve që kurdisin vetë.+Nga shkeljet e tyre të shumta do të shpërndahen,+sepse ngritën krye kundër teje.+ 11  Por ata që gjejnë strehë te ti, do të gëzojnë,+britma të gëzuara do të lëshojnë gjithmonë.+Ti nuk do të lejosh t’u afrohet kush,ata që e duan emrin tënd, do të ngazëllojnë.+ 12  Sepse ti do ta bekosh të drejtin,+ o Jehova,do ta mbulosh me miratimin tënd+ si me një mburojë.+

Shënime në fund të faqes

Një shprehje në hebraisht, domethënia e së cilës nuk është e sigurt. Mund të jetë emri i një vegle muzikore fryme ose lloji i një melodie.