Psalmet 48:1-14

Këngë e bijve të Korahut.+ 48  Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë+në qytetin e Perëndisë tonë,+ në malin e tij të shenjtë.+   I bukur dhe i lartë, ngazëllimi i mbarë tokës+është mali i Sionit në veriun e largët,+qyteti i Mbretit të Madh.+   Në kullat e qytetit Perëndia njihet si një kala e sigurt.+   Sepse ja, mbretërit kishin lënë takim,+dhe shkuan së bashku.+   Kur e panë, u mahnitën,u tronditën dhe ia dhanë vrapit në panik.+   Atje i kapën dridhmat,+dhembjet si ato të një gruaje që lind.+   Ti i shpartallon anijet e Tarshishit me një erë nga lindja.+   Atë që kishim dëgjuar, e pamë me sytë tanë+në qytetin e Jehovait të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë.+Perëndia do ta bëjë të patundur përjetë.+ Selah.   Për dashamirësinë tënde,+ o Perëndi, jemi zhytur në mendimenë mes të tempullit tënd.+ 10  Njësoj si emri yt,+ o Perëndi, edhe lëvdimi që të bëhet ty,arrin deri në skajet e tokës.Dora jote e djathtë është plot drejtësi.+ 11  Mali i Sionit+ le të gëzojë,fshatrat e Judës qofshin të gëzuara+ falë vendimeve të tua gjyqësore!+ 12  Marshoni përqark Sionit dhe bjerini rrotull,+numëroni kullat e tij.+ 13  Shikojeni me vëmendje ledhin e tij mbrojtës.+Hetoni kullat e tij të banimit,që t’ia tregoni brezit që do të vijë.+ 14  Sepse ky është Perëndia ynë përjetë, po, përgjithmonë.+Ai do të na prijë derisa të vdesim.+

Shënime në fund të faqes