Psalmet 46:1-11

Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut.+ Për «Vashëzat». Këngë. 46  Perëndia është strehë dhe forcë për ne,+ndihmë që gjendet me lehtësi gjatë vuajtjeve.+   Ja pse s’do të kemi frikë, edhe sikur toka të shndërrohet,+edhe sikur malet të lëkunden e të bien në zemër të detit të paanë,+   edhe sikur ujërat e tij të zhurmojnë e të nxjerrin shkumë,+edhe sikur malet të tunden nga tërbimi i tij.+ Selah.   Është një lumë, rrëketë e të cilit e gëzojnë qytetin e Perëndisë,+tabernakullin e madhërishëm dhe më të shenjtë të Më të Lartit.+   Perëndia është në mes të qytetit;+ ky nuk do të lëkundet.+Perëndia do ta ndihmojë me të rënë drita e mëngjesit.+   Kombet zhurmuan,+ mbretëritë u lëkundën;Ai lëshoi zërin e tij dhe toka nisi të tretej.+   Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është për ne kala e sigurt.+ Selah.   Ejani dhe shihni veprat e Jehovait,+se si ka bërë të ndodhin ngjarje befasuese në tokë.+   Ai i pushon luftërat deri në skaj të dheut;+thyen harkun dhe e bën copë-copë heshtën;+karrocat i djeg në zjarr.+ 10  «Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia.+Unë do të lartësohem mes kombeve,+po, do të lartësohem në tokë.»+ 11  Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është për ne kala e sigurt.+ Selah.

Shënime në fund të faqes