Psalmet 45:1-17

Dirigjuesit. Për «Zambakët». Psalm i bijve të Korahut. Maskil. Këngë për gratë e dashura. 45  Zemra më brof nga një gjë e mirë.+Them: «Veprat e mia kanë të bëjnë me një mbret.»+Gjuha ime qoftë pena*+ e një kopisti të zotë.+   Ti je vërtet më i hijshëm se bijtë e njerëzve.+Në buzët e tua është derdhur hir.+Ja pse Perëndia të ka bekuar për gjithë përjetësinë.+   Ngjishe shpatën+ pas kofshës, o i fuqishëm,+i veshur me lavdi dhe shkëlqim!+   Me shkëlqimin tënd shko drejt suksesit;+kalëro në mbrojtje të së vërtetës, të përulësisë e të drejtësisë,+dhe dora jote e djathtë do të të mësojë gjëra të frikshme.+   Shigjetat e tua të mprehta do të hyjnë në zemër të armiqve të tu, o mbret;+nën ty vazhdojnë të bien popuj.+   Perëndia është froni yt përjetë, po, përgjithmonë;+skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.+   Ti e do drejtësinë+ dhe e urren ligësinë.+Ja pse Perëndia, Perëndia yt,+ të ka mirosur+ me vajin e ngazëllimit+ më shumë se shokët e tu.+   Të gjitha rrobat e tua mbajnë erë mirre, dru aloe dhe kasi;+nga pallati i madhërishëm prej fildishi+ veglat me tela të gëzojnë.   Bijat+ e mbretërve janë mes grave të tua të shtrenjta.Mbretëresha,*+ stolisur me ar Ofiri,+ ka zënë vend në të djathtën tënde. 10  Dëgjo, o bijë, dhe shiko e mbaj vesh;harroje popullin dhe shtëpinë e atit tënd.+ 11  Mbreti do të digjet nga dëshira për bukurinë tënde,+sepse ai është zotëria yt.+Përkulu pra, para tij!+ 12  Edhe bija e Tirit është atje me një dhuratë.+Të pasurit e popullit do të kërkojnë pëlqimin* tënd.+ 13  Bija e mbretit është tërë lavdi brenda shtëpisë;+rrobat e saj janë të qëndisura me ar. 14  Do ta çojnë te mbreti me veshje të endura.+Ty po të sjellin shpurën e saj me virgjëresha, me shoqet e saj.+ 15  Ato do t’i sjellin me gëzim dhe hare;do të hyjnë në pallatin e mbretit. 16  Në vend të paraardhësve të tu,+ do të jenë bijtë e tu,+që ti do t’i emërosh si princa në mbarë tokën.+ 17  Unë do ta përmend emrin tënd në gjithë brezat që do të vijnë.+Ja pse popujt do të të përlëvdojnë përjetë, po, përgjithmonë!

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «stil shkrues».
Bashkëshortja-mbretëreshë.
Fjalë për fjalë «do të zbutin fytyrën tënde».