Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 44:1-26

Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil. 44  O Perëndi, ne i dëgjuam me veshët tanë,paraardhësit tanë na i treguan+veprat që kreve në ditët e tyre,+shumë kohë më parë.+   Me dorën tënde ti përzure kombe+e në vend të tyre vure ata.+Ti theve popuj dhe i dëbove.+   Sepse vendin nuk e shtinë në dorë me shpatën e vet,+dhe shpëtimin nuk ua solli krahu i tyre.+Por ishte dora jote e djathtë, krahu yt+ dhe drita e faqes sate,se ata të dhanë kënaqësi.+   Ti je Mbreti im, o Perëndi!+Urdhëro që Jakobit t’i vijë një shpëtim madhështor.+   Me ty do t’i zmbrapsim kundërshtarët tanë;+në emrin tënd do t’i shtypim ata që ngrihen kundër nesh.+   Sepse nuk kisha besim te harku im+dhe nuk ishte shpata ajo që më shpëtonte.+   Ishe ti që na shpëtove nga kundërshtarët+dhe që mbulove me turp ata që na urrenin thellësisht.+   Për ty, o Perëndi, do të thurim lavde gjithë ditën,+dhe përjetë do ta përlëvdojmë emrin tënd.+ Selah.   Por tani ti na ke hedhur tej e na poshtëron ende,+dhe nuk del me ushtrinë tonë.+ 10  Na bën të sprapsemi para kundërshtarit,+dhe ata që na urrejnë thellësisht, na zhvatin.+ 11  Na dorëzon si dele, si një gjë që hahet,+dhe mes kombeve na ke shpërndarë.+ 12  Ti e shet popullin tënd për hiçgjë,+dhe nga çmimi i tij s’ke pasur fitim. 13  Ti bëre që të na poshtërojnë fqinjët tanë,+të na përqeshin dhe të na shpotitin ata që kemi përreth.+ 14  Na bëre gazin* e kombeve,+dhe popujt tundin kokën me tallje.+ 15  Poshtërimi më rri përpara gjithë ditën,dhe fytyrën ma ka mbuluar turpi,+ 16  për shkak të zërit të atij që poshtëron dhe shan,për shkak të armikut dhe të atij që merr hak.+ 17  Të gjitha këto kanë rënë mbi ne, por nuk të kemi harruar+dhe nuk e kemi tradhtuar besëlidhjen tënde.+ 18  Zemra jonë nuk është kthyer prapa me pabesi,+dhe hapat tanë nuk janë shmangur nga shtegu yt.+ 19  Sepse ti na ke dërrmuar në vendin e çakejve+dhe na ke mbuluar me terr.+ 20  Po ta kishim harruar emrin e Perëndisë tonëose t’i kishim shtrirë duart për t’iu lutur një perëndie të huaj,+ 21  a nuk do ta zbulonte Perëndia këtë?+Sepse ai i di mirë të fshehtat e zemrës.+ 22  Por, për shkakun tënd, na vrasin gjatë gjithë ditës;jemi quajtur dele për therje.+ 23  Ngrihu! Pse po fle, o Jehova?+Zgjohu! Mos na hidh tej përgjithmonë!+ 24  Pse e mban të fshehur fytyrën tënde?Pse e harron mundimin dhe shtypjen tonë?+ 25  Se na është kërrusur shpirti deri në pluhur;+barku na është ngjitur pas tokës. 26  Ngrihu të na ndihmosh+dhe na shpengo për hir të dashamirësisë sate.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «shprehje proverbiale».