Psalmet 41:1-13

Dirigjuesit. Këngë e Davidit. 41  Lum ai që mendon për të varfrin!+Në ditë të keqe Jehovai do t’i sigurojë shpëtim.+   Ti, o Jehova, do ta ruash e do ta mbash gjallë.+Ai do të shpallet i lumtur në tokë.+Ti nuk mund ta lësh në dorë të armiqve të vet.+   Ti, o Jehova, do ta mbështetësh në shtratin e lëngatës.+Gjatë sëmundjes, ti do ta shndërrosh shtratin e tij.+   Unë thashë: «O Jehova, më jep hir.+Shëroje shpirtin tim, sepse kam mëkatuar kundër teje.»+   Armiqtë e mi flasin keq për mua dhe thonë:+«Kur do të vdesë që t’i shuhet emri?»   Edhe kur dikush vjen të më shohë, zemra e tij thotë gënjeshtra.+Ai mbledh të këqija,del jashtë dhe flet për to.+   Të gjithë ata që më urrejnë, çuçurisin tok me njëri-tjetrin për mua+dhe kurdisin ndonjë të keqe kundër meje:+   «E ka zënë një sëmundje e ligë,*+dhe tani që ka zënë shtratin, nuk do të ngrihet më.»+   Edhe miku që ishte në paqe me mua, që i besoja+dhe që hante bukën time,+ ka ngritur thembrën kundër meje.+ 10  Por ti, o Jehova, më jep hir dhe më ngri,+që t’ua shpaguaj.+ 11  Unë do ta kuptoj se ke gjetur kënaqësi tek unë,nëse armiqtë e mi nuk brohorasin ngadhënjimtarë kundër meje.+ 12  Ti më ke përkrahur për shkak të integritetit+ tim,dhe do të më mbash në praninë tënde përgjithnjë.+ 13  Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+jetë e mot!+Amin, po, amin!+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «diçka që i përket belialit (pavlefshmërisë)».