Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 40:1-17

Dirigjuesit. Psalm i Davidit, këngë. 40  Shpresova me zjarr te Jehovai,+dhe ai e ktheu veshin nga unë dhe e dëgjoi thirrjen time për ndihmë.+   Gjithashtu, më nxori nga gropa ku buçitnin ujërat,+nga lluca e batakut.+Pastaj më ngriti mbi një shkrep+dhe m’i bëri hapat të sigurt.+   Më vuri në gojë një këngë të re,lëvdime për Perëndinë tonë.+Shumë do të shohin e do të frikësohen,+dhe do të kenë besim te Jehovai.+   Lum njeriu që ka besim te Jehovai,+që nuk e ka kthyer fytyrën nga sfiduesitdhe as nga ata që merren me gënjeshtra!+   Ti ke bërë shumë gjëra.+O Jehova, Perëndia im, ti ke bërë gjithë ato vepra të mrekullueshme dhe ke menduar shumë për ne.+Asnjë s’krahasohet me ty.+Të doja t’i tregoja e të flisja për to,janë ku e ku më tepër nga sa mund të numëroj.+   Me flijime dhe blatime nuk kënaqeshe.+Veshët m’i hape.+Blatime të djegura dhe blatime për mëkatin nuk kërkove.+   Atëherë thashë: «Ja, unë kam ardhur,+përderisa në rrotullën e librit është shkruar për mua.+   O Perëndia im, unë kënaqem kur bëj vullnetin tënd,+dhe ligji yt është thellë brenda meje.+   Unë e kam shpallur lajmin e mirë për drejtësinë në kongregacionin e madh+dhe buzët nuk i ndal.+Ti e di mirë këtë, o Jehova!+ 10  Drejtësinë tënde nuk e mbajta të fshehur brenda zemrës.+Besnikërinë dhe shpëtimin tënd kam shpallur.+Dashamirësinë dhe vërtetësinë tënde nuk i kam mbajtur të fshehura në kongregacionin e madh.»+ 11  O Jehova, mos ma kurse dhembshurinë tënde.+Dashamirësia dhe besnikëria jote le të më ruajnë vazhdimisht.+ 12  Sepse të këqija të panumërta më rrethuan.+Fajet që më pushtuan, ishin më të shumta nga sa mund të shihja.+Ato ishin më të shumta se flokët e kokës sime,+dhe më lëshoi zemra.+ 13  O Jehova, gjej kënaqësi duke më shpëtuar!+O Jehova, nxito të më vish në ndihmë!+ 14  Le të turpërohen dhe le të skuqen njëherësh+ata që kërkojnë ta shkatërrojnë shpirtin tim.+Le të kthehen mbrapsht dhe të poshtërohen ata që kënaqen me gjëmën time!+ 15  Le të shtangen nga turpi+ata që më thonë: «Ah, sa mirë, sa mirë!»+ 16  Falë teje, le të ngazëllojnë e të gëzojnë+të gjithë ata që të kërkojnë.+Ata që e duan shpëtimin që sjell ti,+le të thonë gjithnjë: «U madhëroftë Jehovai!»+ 17  Unë jam i munduar dhe i varfër,+por ti, o Jehova, mendon për mua.+Ti je ndihma ime dhe Ai që më sjell shpëtim.+Mos vono, o Perëndia im!+

Shënime në fund të faqes