Psalmet 4:1-8

Dirigjuesit. Për vegla me tela.+ Këngë e Davidit. 4  Kur të thërras, përgjigjmu, o Perëndia im i drejtë!+Kur të kem vuajtje, hapma rrugën e çlirimit!Më jep hir+ dhe dëgjoma lutjen!   Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet lavdia ime,+përderisa doni gjëra të kotadhe kërkoni të gjeni diçka të gënjeshtërt? Selah.   Por dijeni se Jehovai do ta heqë mënjanë besnikun e tij+ për ta nderuar,Jehovai do të më dëgjojë kur t’i thërras.+   Kur të jeni të trazuar, mos mëkatoni.+Flitini zemrës në shtratin tuaj+ dhe heshtni. Selah.   Bëni flijimet e drejtësisë+dhe kini besim te Jehovai.+   Ka shumë njerëz që thonë: «Kush do të na bëjë të shohim të mira?»O Jehova, le të shndritë mbi ne drita e fytyrës sate!+   Në zemër do të më japësh gëzim+më të madh se gëzimi i tyre, kur kanë drithë e verë të re me bollëk.+   Në paqe do të bie të fle,+sepse vetëm ti, o Jehova, më jep siguri.+

Shënime në fund të faqes