Psalmet 38:1-22

Këngë e Davidit, për kujtim. 38  O Jehova, mos më qorto në indinjatën tënde,+mos më ndreq në tërbimin tënd!+   Se shigjetat e tua më janë ngulur thellë,+dhe dora jote ka rënë mbi mua.+   Për shkak të dënimit tënd, nuk ka asnjë grimë të shëndoshë në trupin tim.+Kockat e mia nuk gjejnë paqe për shkak të mëkatit tim.+   Sepse fajet e mia më kaluan mbi krye si dallgë,+më rëndojnë shumë, si një barrë tepër e rëndë.+   Plagët e mia mbajnë erë dhe janë qelbëzuar,për shkak të marrëzisë sime.+   E kam humbur toruan, jam kërrusur fare,+gjithë ditën e ditës endem i trishtuar.+   Sepse ijët më djegindhe në trupin tim s’ka asnjë grimë mishi të shëndoshë.+   Jam i mpirë dhe i dërrmuar sa s’ka ku të vejë.Ulërij nga rënkimet e zemrës.+   O Jehova, çdo dëshirë që kam, është para teje,dhe psherëtimat e mia nuk i kam mbajtur fshehur.+ 10  Zemra më rreh fort, fuqitë më kanë lënë,dhe drita e syve po më fiket.+ 11  Shokët dhe ata që thonë se më duan, u rrinë larg plagëve të mia,+dhe miqtë e mi të ngushtë më rrinë larg.+ 12  Ata që kërkojnë shpirtin tim, më ngrenë gracka,+ata që më duan të keqen, flasin me keqdashje+dhe pëshpëritin mashtrime gjithë ditën.+ 13  Por unë nuk i dëgjoj, sikur të isha i shurdhër.+Nuk e hap gojën, sikur të isha i pagojë.+ 14  Kështu u bëra si i shurdhëri,dhe me gojën time nuk u kundërpërgjigja. 15  Sepse unë të prita ty, o Jehova!+Dhe ti m’u përgjigje, o Jehova, Perëndia im!+ 16  Unë thashë: «Përndryshe, ata do të kënaqeshin me të keqen time.+Kur këmba të më shkiste,+ ata do të mbaheshin me të madh para meje.»+ 17  Sepse gati u pengova,+dhe e kisha dhembjen përherë para meje.+ 18  Sepse e tregova fajin tim,+e ndihesha në ankth për mëkatin tim.+ 19  Armiqtë e mi, që janë gjallë, u bënë të fuqishëm,+dhe ata që më urrejnë pa shkak, u bënë shumë.+ 20  Ma kthyen të mirën me të keqe,+m’u kundërvunë pse ndiqja të mirën.+ 21  Mos më braktis, o Jehova,mos më rri larg, o Perëndia im!+ 22  Nxito të më ndihmosh,+o Jehova, shpëtimi im!+

Shënime në fund të faqes