Psalmet 37:1-40

Psalm i Davidit. א [ʼÁlef]* 37  Mos u nxeh për shkak të keqbërësve.+Mos i ki zili ata që bëjnë padrejtësi.+   Sepse ata do të thahen shpejt si bari,+dhe do të vyshken si bari i njomë.+ ב [Beth]   Ki besim te Jehovai dhe bëj të mira,+bano në tokë dhe vepro me besnikëri.+   Gjej kënaqësi të thellë tek Jehovai,+dhe ai do të të japë çfarë të do zemra.+ ג [Gímel]   Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait+e mbështetu tek ai,+ dhe ai do të veprojë.+   Ai do të bëjë që pafajësia jote të shndritë si drita+dhe drejtësia jote si mesdita.+ ד [Dáleth]   Rri në heshtje para Jehovait+dhe prit me zjarr që ai të veprojë.+Mos u nxeh me ata që u shkojnë punët mbarë,+me njeriun që plotëson planet e veta.+ ה [Heʼ]   Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi,+mos u nxeh, se kjo të shtyn veç të bësh keq.+   Sepse keqbërësit do të shfarosen,+kurse ata që shpresojnë te Jehovai, do të trashëgojnë tokën.+ ו [Ua] 10  Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më.+Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më.+ 11  Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën+dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.+ ז [Zájin] 12  I ligu thur të këqija kundër të drejtit,+dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.+ 13  Jehovai do të qeshë me të,+sepse e sheh se po i vjen dita.+ ח [Heth] 14  Të ligjtë zhveshin shpatën dhe tendosin harkun,+për të rrëzuar të munduarin dhe të varfrin,+për të vrarë ata që ecin drejt në udhën e tyre.+ 15  Shpata e vet do t’u ngulet në zemër+dhe harqet e tyre do të thyhen.+ ט [Teth] 16  Më mirë ajo pak që ka i drejti+se bollëku i shumë të ligjve.+ 17  Sepse krahët e të ligjve do të thyhen,+kurse të drejtët do t’i mbështetë Jehovai.+ י [Jodh] 18  Jehovai e njeh mirë udhën e të patëmetëve,+trashëgimia e tyre do të mbetet përjetë.+ 19  Ata nuk do të turpërohen në ditë të këqija,+dhe do të jenë të ngopur në zi buke.+ כ [Haf] 20  Sepse të ligjtë do të vdesin,+dhe armiqtë e Jehovait do të jenë si bari dhe lulet që veshin livadhet.Ata do të marrin fund+ e do të kthehen në tym.+ ל [Lámedh] 21  I ligu merr hua, por nuk kthen.+Kurse i drejti jep hir dhe bën dhurata.+ 22  Ata që Ai bekon do të trashëgojnë tokën,+kurse ata që Ai mallkon, do të shfarosen.+ מ [Mem] 23  Jehovai i bën të sigurt hapat e njeriut,+dhe gjen kënaqësi në udhën që ndjek ai.+ 24  Edhe nëse bie, ai nuk do të shembet përtokë,+sepse Jehovai e mban për dore.+ נ [Nun] 25  Isha i ri dhe u plaka,+por s’kam parë asnjë të drejtë të braktisur,+dhe as pasardhësit e tij të lypin bukë.+ 26  Ditë pas dite ai tregon hir dhe jep hua,+dhe pasardhësit e tij i presin bekime.+ ס [Sámeh] 27  Largohu nga e keqja dhe bëj të mira,+e do të banosh përgjithmonë në tokë.+ 28  Sepse Jehovai e do drejtësinë+dhe nuk do t’i braktisë besnikët e vet.+ע [ʽÁjën]Ata do të jenë gjithmonë të mbrojtur,+kurse pasardhësit e të ligjve do të shfarosen.+ 29  Të drejtët do të trashëgojnë tokën+dhe do të banojnë përgjithmonë në të.+ פ [Peʼ] 30  Goja e të drejtit nxjerr nën zë mençuri,+dhe gjuha e tij flet drejt.+ 31  Ai ka në zemër ligjin e Perëndisë së tij+dhe hapat e tij nuk do të lëkunden.+ צ [Cadhé] 32  I ligu përgjon të drejtin+dhe kërkon ta vrasë.+ 33  Por Jehovai nuk do ta lërë në dorë të tij,+dhe nuk do ta shpallë fajtor kur të gjykohet.+ ק [Kof] 34  Shpreso te Jehovai dhe ndiq udhët e tij,+e ai do të të lartësojë dhe ti do të trashëgosh tokën.+Ti do të shohësh kur të shfarosen të ligjtë.+ ר [Resh] 35  E pashë të ligun se si u kthye në tiran+dhe u harlis si pema në dheun e vet,+ 36  por pastaj u zhduk e nuk ishte më.+E kërkova, por nuk e gjeta më.+ ש [Shin] 37  Vështroje të paqortueshmin dhe mbaji sytë mbi të drejtin,+sepse e ardhmja e atij njeriu do të jetë paqësore.+ 38  Kurse shkelësit do të shfarosen të gjithë njëherësh,+dhe të ligjve do t’u shkatërrohet e ardhmja.+ ת [Ta] 39  Shpëtimi i të drejtëve vjen nga Jehovai.+Ai është fortesa e tyre në kohë vuajtjesh.+ 40  Jehovai do t’i ndihmojë e do t’u sigurojë shpëtim.+Ai do t’u sigurojë shpëtim nga të ligjtë dhe do t’i çlirojë,+sepse kanë gjetur strehë tek ai.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 9:1.