Psalmet 36:1-12

Dirigjuesit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Jehovait. 36  Shkelja i flet zemrës së të ligut.+Në sytë e tij nuk ka kurrfarë frike nga Perëndia.+   Sepse e lajkaton veten aq shumë,+sa nuk e gjen fajin e vet dhe nuk e urren.+   Fjalët e gojës së tij sjellin veç dëm dhe mashtrim,+nuk ka më gjykim të thellë që të bëjë të mira.+   Edhe në shtratin e tij ai thur të këqija.+Rri në një udhë jo të mirë+e të keqen nuk e largon.+   O Jehova, dashamirësia jote arrin deri në qiej,+besnikëria jote arrin deri te retë!+   Drejtësia jote, o Perëndi, është si malet e tua,+vendimet e tua gjyqësore janë si ujërat e thella.+Ti shpëton njerëz dhe kafshë, o Jehova!+   Sa e çmuar është dashamirësia jote, o Perëndi!+Nën hijen e krahëve të tu, gjejnë strehë bijtë e njerëzve.+   Ata pinë sa ngopen nga bollëku i shtëpisë sate.+Ti u jep të pinë nga përroi i kënaqësive të tua,+   sepse ti je burimi i jetës.+Me anë të dritës që vjen nga ti, ne mund të shohim dritën.+ 10  Tregoju vazhdimisht dashamirësi atyre që të njohin,+dhe drejtësi atyre që kanë zemër të drejtë.+ 11  Mos më sulmoftë këmba e fodullëve,+dhe dora e të ligjve mos më ktheftë në endacak!+ 12  Ja ku kanë rënë ata që merren me të këqija,+janë rrëzuar e nuk ngrihen dot më.+

Shënime në fund të faqes