Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 35:1-28

Psalm i Davidit. 35  O Jehova, mbroje çështjen time ligjore para kundërshtarëve të mi!+Lufto kundër atyre që më luftojnë!+   Rrok shqytin dhe mburojën e madhe,+dhe ngrihu të më vish në ndihmë.+   Nxirr heshtën dhe sëpatën me dy tehe për t’u dalë para atyre që më janë vënë pas.+Thuaji shpirtit tim: «Unë jam shpëtimi yt.»+   Le të turpërohen dhe të poshtërohen ata që kërkojnë shpirtin tim!+Le të zmbrapsen dhe le të skuqen ata që kurdisin të këqija kundër meje!+   U bëfshin si byku që e merr era!+Engjëlli i Jehovait i flaktë tutje!+   Udha e tyre u bëftë errësirë dhe e rrëshqitshme!+Engjëlli i Jehovait i ndjektë nga pas!   Se pa shkak bënë për mua një gropë të mbuluar me rrjetë,+pa asnjë shkak e hapën për shpirtin tim.+   U ardhtë rrënimi papandehur,+i zëntë rrjeta që kanë fshehur!+Rënçin vetë në të e u shkatërrofshin!+   Kurse shpirti im gëzoftë falë Jehovait+dhe ngazëlloftë nga shpëtimi që më sjell ai!+ 10  Tërë kockat e mia do të thonë:+«O Jehova, kush është si ti,+që e çliron të munduarin nga ata që janë më të fortë se ai,+të munduarin dhe të varfrin nga ata që e zhvatin?»+ 11  Dëshmitarë të dhunshëm ngrihen+dhe më pyesin për gjëra që unë nuk i di.+ 12  Ma shpërblejnë të mirën me të keqe,+dhe ma lënë shpirtin të zbrazët.+ 13  Kur sëmurej ndonjë nga ata, unë vishesha me copë thesi+dhe e mundoja shpirtin tim me agjërime.+Por lutja që bëja, më kthehej prapë në gji.+ 14  Sikur ta kisha shok, sikur ta kisha vëlla,+bëja ecejake si ai që mban zi për nënën,+dhe kërrusesha i trishtuar. 15  Por, kur çaloja unë, ata mblidheshin e gëzonin,+mblidheshin kundër meje+dhe më goditnin kur nuk e prisja.+Më bënë copë e nuk i ndalën sulmet shpifëse.+ 16  Ata apostatë që më përqeshnin për të fituar një kulaç,+kërcëllinin dhëmbët kundër meje.+ 17  O Jehova, deri kur do të rrish duke parë?+Çliroje shpirtin tim nga rrënimi që më sjellin,+të vetmin që kam,+ çliroje nga luanët e rinj me krifë. 18  Unë do të të përlëvdoj në kongregacionin e madh,+do të të thur lavde mes shumë njerëzve.+ 19  Mos u dhënça shkak që të kënaqen me të keqen time atyre që s’kanë pse të jenë armiqtë e mi,+dhe ata që më urrejnë pa shkak, të mos ia shkelin syrin njëri-tjetrit.+ 20  Sepse ata nuk thonë fjalë paqeje,+por kundër njerëzve të qetë në tokë,kurdisin mashtrime.+ 21  E hapin gojën kundër meje+dhe thonë: «Ah, sa mirë, sa mirë, e pamë me sytë tanë!»+ 22  Ti i ke parë këto gjëra, o Jehova,+ prandaj mos hesht!+O Jehova, mos më rri larg!+ 23  Ngrihu, zgjohu për të më dhënë të drejtë,+o Perëndia im Jehova, për të mbrojtur çështjen time ligjore!+ 24  Më gjyko sipas drejtësisë sate, o Jehova, Perëndia im,+dhe bëj që ata të mos kënaqen me të keqen time!+ 25  Mos thënçin: «Ah, sa mirë, si na deshi shpirti!»+Mos thënçin: «E hëngrëm të gjallë.»+ 26  Le të turpërohen e le të skuqen që të gjithë+ata që gëzojnë për të keqen që më ka zënë!+U mbulofshin me turp+ dhe u poshtërofshin ata që mbahen me të madh kundër meje!+ 27  Le të brohorasin e të gëzojnë ata që kënaqen me drejtësinë time.+Le të thonë vazhdimisht:+«U madhëroftë Jehovai, që kënaqet me paqen e shërbëtorit të tij!»+ 28  Me gjuhën time do të flas nën zë për drejtësinë tënde,+gjatë gjithë ditës do të të lëvdoj.+

Shënime në fund të faqes