Psalmet 34:1-22

Psalm i Davidit, në kohën kur u hoq si i çmendur+ para Abimelekut, që e dëboi, dhe ai iku. א [ʼÁlef]* 34  Unë do ta bekoj Jehovain përherë;+goja ime gjithnjë do ta lëvdojë.+ ב [Beth]   Shpirti im do të krenohet me Jehovain,+zemërbutët do të dëgjojnë e do të gëzojnë.+ ג [Gímel]   Madhëroni Jehovain bashkë me mua,+dhe ejani të lartësojmë të gjithë emrin e tij.+ ד [Dáleth]   E kërkova Jehovain, dhe ai m’u përgjigj+e më çliroi nga çdo frikë.+ ה [Heʼ]   Ata që i drejtuan sytë tek ai, shndritën,+dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.+ ז [Zájin]   Ky i munduar thirri, dhe Jehovai e dëgjoi+e nga të gjitha brengat e çliroi.+ ח [Heth]   Engjëlli i Jehovait fushon përreth atyre që i frikësohen atij,+dhe i çliron.+ ט [Teth]   Provoni dhe shijoni se sa i mirë është Jehovai!+Lum kush gjen strehë tek ai!+ י [Jodh]   Frikësojuni Jehovait, ju të shenjtët e tij,+sepse asgjë s’u mungon atyre që kanë frikë nga ai.+ כ [Haf] 10  Luanët e rinj kanë pak për të ngrënë dhe kanë uri,+kurse atyre që kërkojnë Jehovain, s’do t’u mungojë asgjë e mirë.+ ל [Lámedh] 11  Ejani, bijtë e mi, e më dëgjoni!+Unë do t’ju mësoj të keni frikë nga Jehovai.+ מ [Mem] 12  Kush kënaqet me jetën?+Kush dëshiron të shohë shumë ditë të bardha?+ נ [Nun] 13  Ruaje gjuhën nga e keqja,+dhe buzët nga mashtrimi.+ ס [Sámeh] 14  Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën,+kërko paqen dhe ndiqe.+ ע [ʽÁjën] 15  Jehovai i kthen sytë nga të drejtët,+dhe veshët nga thirrja e tyre për ndihmë.+ פ [Peʼ] 16  Fytyra e Jehovait është kundër atyre që bëjnë të këqija,+që të fshijë nga faqja e dheut kujtimin e tyre.+ צ [Cadhé] 17  Të drejtët thirrën, dhe Jehovai i dëgjoi,+nga të gjitha vuajtjet i çliroi.+ ק [Kof] 18  Jehovai u rri pranë zemërthyerve,+dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.+ ר [Resh] 19  I drejti heq shumë të këqija,+por Jehovai e çliron nga të gjitha.+ ש [Shin] 20  Ai i ruan tërë kockat e tijdhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.+ ת [Ta] 21  Të ligun do ta vrasë e keqja,+dhe ata që urrejnë të drejtin, do të quhen fajtorë.+ 22  Jehovai e shpengon shpirtin e shërbëtorëve të tij,+dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai, nuk do të quhet fajtor.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 9:1.