Psalmet 33:1-22

33  Lëshoni britma gëzimi falë Jehovait, o të drejtë!+Njerëzve të ndershëm u ka hije të lëvdojnë.+   Falënderoni Jehovain me harpë,+me veglën me dhjetë tela+ luani melodi për të.   Këndojini një këngë të re.+Bjeruni telave me gjithë zemër dhe brohoritni.+   Sepse fjalët e Jehovait janë të drejta,+dhe të gjitha veprat e tij janë bërë me besnikëri.+   Ai e do të drejtën dhe drejtësinë.+Toka është plot e përplot me dashamirësinë e Jehovait.+   Me anë të fjalës së Jehovait u bënë qiejt+dhe me frymën e gojës së tij u bë gjithë ushtria e tyre.+   Ai i mblodhi ujërat e detit si me një digë,+ujërat vërshuese i grumbulloi nëpër depo.   Mbarë dheu le ta ketë frikë Jehovain.+Të gjithë banorët e tokës le t’i frikësohen atij.+   Sepse ai foli, dhe u bë.+Urdhëroi, dhe ashtu ndodhi.+ 10  Jehovai ua prishi qëllimin kombeve,+ai i përmbysi mendimet e popujve.+ 11  Por qëllimi i Jehovait do të mbetet përgjithmonë,+mendimet e zemrës së tij qëndrojnë brez pas brezi.+ 12  Lum ai komb, që ka Perëndi Jehovain!+Lum ai popull, që Ai e ka zgjedhur si trashëgiminë e tij!+ 13  Që nga qiejt Jehovai i ul sytë+dhe sheh të gjithë bijtë e njerëzve.+ 14  Nga vendi me themele të forta ku banon,+ai i këqyr të gjithë ata që banojnë në tokë. 15  Ai i jep formë zemrës së gjithsecilit+dhe mban parasysh të gjitha veprat e tyre.+ 16  Asnjë mbret nuk ka shpëtuar falë forcave ushtarake të shumta,+një njeri i fuqishëm nuk shpëton falë fuqisë së vet të madhe.+ 17  Kot ta presësh shpëtimin nga kali.+Fuqia e tij e madhe nuk sjell shpëtim.+ 18  Jehovai i drejton sytë nga ata që kanë frikë prej tij,+nga ata që dashamirësinë e tij presin,+ 19  për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja,+dhe për t’i mbajtur gjallë kur të ketë zi buke.+ 20  Shpirti ynë pret gjithnjë Jehovain.+Ai është ndihma dhe mburoja jonë.+ 21  Zemra jonë gëzon për shkak të tij,+sepse tek emri i tij i shenjtë kemi besim.+ 22  Dashamirësia jote qoftë mbi ne, o Jehova,+sepse të kemi pritur ty!+

Shënime në fund të faqes