Psalmet 32:1-11

Psalm i Davidit. Maskil.* 32  Lum ai që i janë falur rebelimet dhe i janë mbuluar mëkatet!+   Lum njeriu që Jehovai nuk i ngarkon asnjë faj+dhe në frymën e të cilit nuk ka mashtrim!+   Meqë unë heshtja, kockat më treteshin nga rënkimi gjithë ditën e ditës,+   se dora jote rëndonte mbi mua ditë e natë.+Njomësia e jetës më është fishkur si në të nxehtin e thatë të verës.+ Selah.   Më në fund ta rrëfeva mëkatin tim dhe fajin që bëra nuk e mbulova,+porse thashë: «Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Jehovait.»+Dhe ti e fale ligësinë e mëkateve të mia.+ Selah.   Prandaj çdo besnik do të të lutet,+ndërsa ti mund të gjendesh.+Ujërat e shumta të përmbytjes atë nuk do ta prekin.+   Ti je streha ku fshihem, ti do të më ruash nga vuajtjet.+Do të më rrethosh me britma gëzimi kur të më shpëtosh.+ Selah.   «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën që duhet të ndjekësh.+Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.+   Mos u bëj si kali ose si mushka që nuk kuptojnë,+që kur azdisen, duhen mbajtur me fre ose kapistall,+përndryshe nuk afrohen.»+ 10  I ligu ka shumë dhembje,+por ai që ka besim te Jehovai, rrethohet nga dashamirësia.+ 11  Gëzoni falë Jehovait dhe ngazëlloni, o të drejtë!+Lëshoni britma gëzimi, të gjithë ju që keni zemër të drejtë!+

Shënime në fund të faqes

Një shprehje e pashpjegueshme në hebraisht, që ndoshta do të thotë «poemë meditative».