Psalmet 30:1-12

Kënga e përurimit të shtëpisë.+ Psalm i Davidit. 30  Unë do të të lartësoj, o Jehova, sepse ti më ngrite lart+dhe nuk i le armiqtë e mi të gëzonin për rënien time.+   O Jehova, Perëndia im, unë të thirra për ndihmë, dhe ti më shërove.+   O Jehova, ti e nxore shpirtin tim nga Sheoli;+më ruajte gjallë, që të mos zbritja në gropë.+   Këndojini Jehovait, o besnikët e tij,+falënderojeni për kujtimin e tij të shenjtë,+   se zemërimi i tij zgjat vetëm një çast,+kurse pëlqimi i tij zgjat për tërë jetën.+Nata mund të kalojë duke qarë,+ por mëngjesi vjen me britma gëzimi.+   Kur isha rehat, thosha:+«Nuk do të lëkundem kurrë.»+   O Jehova, me pëlqimin tënd bëre që mali im të qëndrojë i fortë.+Ti e fshehe fytyrën, dhe unë u ndjeva i shqetësuar.+   Ty, o Jehova, të thirra,+ty, o Jehova, t’u përgjërova për hir.+   Ç’dobi do të ketë gjaku im, po të shkoj në gropë?+A do të të përlëvdojë pluhuri?+ A do ta shpallë besnikërinë* tënde?+ 10  Dëgjo, o Jehova, e më jep hir!+O Jehova, bëhu ndihma ime!+ 11  Ti ma ke kthyer zinë në valle,+ma ke hequr copën e thesit dhe më ke veshur me gëzim,+ 12  që gjithë qenia ime të këndojë për ty e të mos pushojë.+O Jehova, Perëndia im, në jetë të jetëve do të të përlëvdoj!+

Shënime në fund të faqes

Ose «të vërtetën; vërtetësinë».