Psalmet 3:1-8

Këngë e Davidit kur iku për shkak të të birit, Absalomit.+ 3  O Jehova, pse kam kaq shumë armiq?+Pse dalin kundër meje gjithë këta?+   Shumë njerëz thonë për mua:«Perëndia nuk do ta shpëtojë.»+ Selah.*   Por ti, o Jehova, je si mburojë rreth meje,+je lavdia+ ime dhe Ai që më bën ta ngre kokën lart.+   Me zërin tim do t’i thërras Jehovait,dhe ai do të më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë.+ Selah.   Do të bie të fle,dhe do të zgjohem, sepse Jehovai më mbështet.+   Nuk do të kem frikë nga dhjetëra mijë njerëz,nga kundërshtarët që më kanë rrethuar nga çdo anë.+   Ngrihu,+ o Jehova! Më shpëto,+ o Perëndi!+Thyejua nofullat tërë armiqve të mi!+Thyejua dhëmbët të ligjve!+   Shpëtimi i takon Jehovait.+Ti e bekon gjithnjë popullin tënd.+ Selah.

Shënime në fund të faqes

Një term teknik në hebraisht që përdorej në muzikë ose recitim. Domethënia nuk është e sigurt.