Psalmet 29:1-11

Këngë e Davidit. 29  Pranoni Jehovain, o bij të të fortëve!Jepini Jehovait lavdi dhe pranoni forcën e tij!+   Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+Përkuluni para Jehovait, të stolisur me veshje të shenjta!+   Zëri i Jehovait qëndron mbi ujërat;*+Perëndia i lavdishëm+ gjëmon.+Po, Jehovai rri mbi ujërat e shumta.+   Zëri i Jehovait është i fuqishëm,+zëri i Jehovait është madhështor.+   Zëri i Jehovait thyen cedrat,po, Jehovai i copëton cedrat e Libanit.+   Ai i bën të kërcejnë si viçat+Libanin dhe Sirionin,+ i bën të kërcejnë si të vegjlit e demave të egër.   Zëri i Jehovait laton me flakët e zjarrit,+   zëri i Jehovait bën që shkretëtira të përpëlitet,+Jehovai bën që shkretëtira e Kadeshit+ të përpëlitet.   Zëri i Jehovait bën që drenushat të përdridhen nga dhembjet e lindjes,+dhe i zhvesh krejt pyjet.+Në tempullin e tij të gjithë thërrasin: «Lavdi Perëndisë!»+ 10  Jehovai e ka vënë fronin mbi përmbytjen;+Jehovai ulet si mbret në jetë të jetëve.+ 11  Jehovai do t’i japë forcë popullit të tij.+Jehovai do ta bekojë popullin e tij me paqe.+

Shënime në fund të faqes

U referohet shtrëngatave.