Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 28:1-9

Psalm i Davidit. 28  Ty të thërras pareshtur, o Jehova.+O Shkëmbi im, mos u bëj i shurdhër me mua,+mos rri në heshtje,+përndryshe, unë do të bëhem si ata që futen në gropë.+   Dëgjoji përgjërimet e mia kur të thërras për ndihmë,kur i ngre duart në lutje+ drejt dhomës më të shenjtë* të shenjtërores sate.+   Mos më ndëshko bashkë me të ligjtë e me ata që merren me të këqija,+me ata që u thonë fjalë paqeje shokëve të tyre,+ por që në zemër bluajnë të këqija.+   Shpaguaji ata sipas veprave të tyre+dhe sipas të këqijave që bëjnë.+Shpaguaji sipas veprave të duarve të tyre.+Kthejua siç e meritojnë.+   Sepse i shpërfillin veprat e Jehovait+dhe atë që kanë bërë duart e tij.+Ai do t’i rrëzojë e nuk do t’i ngrejë më.   Bekuar qoftë Jehovai, sepse i dëgjoi përgjërimet e mia!+   Jehovai është forca+ dhe mburoja+ ime.Tek ai beson zemra ime.+Tek ai gjeta ndihmë, prandaj më ngazëllon zemra,+dhe me këngën time do ta përlëvdoj.+   Jehovai është forca e popullit të tij,+ai është një kala që i sjell shpëtim madhështor të mirosurit të vet.+   Shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgiminë tënde.+Kullote e mbaje përgjithmonë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «në dhomën e pasme, më të brendshme, më të fshehur».