Psalmet 27:1-14

Psalm i Davidit. 27  Jehovai është drita+ dhe shpëtimi im.+Nga kush do të kem frikë?+Jehovai është kalaja e jetës sime.+Kush do të më kallë tmerrin?+   Kur keqbërësit m’u afruan që të më hanin të gjallë,+kundërshtarët dhe armiqtë e mi+u penguan dhe ranë.+   Edhe sikur një ushtri e tërë të dilte kundër meje,+zemra ime nuk do të frikej.+Edhe sikur të bëhej luftë kundër meje,+do të kisha besim te ti.+   Një gjë i kam kërkuar Jehovait+dhe atë i kërkoj prapë:+të banoj në shtëpinë e Jehovait gjatë gjithë jetës sime,+që të shoh hijeshinë e Jehovait+dhe të sodit me ëndje tempullin e tij.+   Ai do të më fshehë nën strehën e tij kur të jem në ditë të keqe,+do të më futë në vendin e fshehtë të tendës së tij,+do të më vërë lart në një shkëmb.+   Prandaj koka ime do të lartohet mbi armiqtë që më rrethojnë.+Në tendën e tij do të sjell si flijim britma gëzimi.+Për Jehovain do të këndoj dhe do të luaj melodi.+   Më dëgjo, o Jehova, kur të thërras me zërin tim,+më jep hir e m’u përgjigj.+   Zemra ime tha atë që ti urdhërove: «Kërkoni pëlqimin* tim.»+Dhe unë, o Jehova, do të kërkoj pëlqimin tënd.+   Mos e fshih fytyrën tënde nga unë.+Mos e largo shërbëtorin tënd kur je i zemëruar,+përkundrazi më ndihmo.+Mos më braktis e mos më lër, o Perëndi i shpëtimit tim.+ 10  Edhe sikur nëna dhe babai të më braktisnin,+Jehovai do të më merrte në gji.+ 11  Më mëso, o Jehova, në udhën tënde,+dhe më udhëhiq në shtegun e drejtësisë, që të mbrohem nga armiqtë e mi. 12  Mos më lër në dorë të armiqve,+sepse kundër meje janë ngritur dëshmitarët e rremë+dhe ai që shfryn me dhunë.+ 13  Po të mos kisha besuar se do të shihja mirësinë e Jehovait në vendin e të gjallëve . . .+ 14  Shpreso te Jehovai!+ Qofsh guximtar e me zemër të fortë!+Po, shpreso te Jehovai!+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «përpiquni të gjeni fytyrën time».