Psalmet 26:1-12

Psalm i Davidit. 26  Më gjyko,+ o Jehova, sepse kam ecur me integritet,+dhe kam besuar te ti, o Jehova, që të mos lëkundem kurrë!+   Më heto, o Jehova, e më vër në provë!+Rafinoji veshkat dhe zemrën time!+   Sepse dashamirësia jote është para syve të mi,e unë kam ecur në të vërtetën tënde.+   Nuk rri me njerëz që nuk ecin në të vërtetën,+dhe nuk përzihem me njerëz që e fshehin se ç’janë.+   I urrej keqbërësit+ kur mblidhen bashkë,dhe nuk rri me të ligjtë.+   Do t’i laj duart në pafajësi,+dhe do të eci përqark altarit tënd, o Jehova,+   që falënderimet e mia të ushtojnë,+dhe që të shpall tërë veprat e tua të mrekullueshme.+   O Jehova, unë e dua shtëpinë ku banon ti,+dhe vendin ku rri lavdia jote!+   Mos e hidh tej shpirtin tim me atë të mëkatarëve,+as jetën time me ata që janë fajtorë gjaku.+ 10  Duart e tyre përfshihen në sjellje të shthurur,+dhe e djathta e tyre është tërë ryshfete.+ 11  Por unë do të eci me integritet,+ndaj më shpengo+ dhe më jep hir.+ 12  Këmba ime do të qëndrojë në vend të sheshtë.+Mes turmave të mbledhura, o Jehova, do të të bekoj!+

Shënime në fund të faqes