Psalmet 24:1-10

Psalm i Davidit. Këngë. 24  Jehovait i përket toka dhe çdo gjë që është në të,+vendi dhe të gjithë ata që banojnë në të.+   Sepse ai ia ka vënë themelet mbi dete+dhe e ka vendosur patundshmërisht+ mbi lumenjtë.   Kush mund të ngjitet në malin e Jehovait?+Kush mund të shkojë në vendin e tij të shenjtë?+   «Ai që i ka duart pa faj dhe zemrën të pastër,+ai që nuk e çon shpirtin Tim* drejt kotësisë+dhe nuk bën betime të rreme.»+   Ai do të marrë bekimin nga Jehovai+dhe do të jetë i drejtë para Perëndisë së tij të shpëtimit.+   Ky është brezi i atyre që e kërkojnë Perëndinë,i atyre që kërkojnë pëlqimin* tënd, o Perëndi i Jakobit.+ Selah.   —Lartojeni kokën, o porta,+ngrihuni, o hyrje shumë të hershme,+që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+   —Kush është ky Mbret i lavdishëm?+—Jehovai i fortë e i fuqishëm,+Jehovai i fuqishëm në betejë.+   —Lartojeni kokën, o porta,+po, ngrijeni kokën, o hyrje shumë të hershme,që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+ 10  —Kush është, pra, Mbreti i lavdishëm?—Jehovai i ushtrive, ai është Mbreti i lavdishëm.+ Selah.

Shënime në fund të faqes

Domethënë, «e Jehovait».
Fjalë për fjalë «kërkojnë fytyrën».